• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rruga e portave”, destinacioni i veçantë që ruan gjurmët e traditës shekullore të rehovarëve

by A R
16/11/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëze të malit të Gramozit, me vendim të KKR së fundmi është shpallur Qendër e mbrojtur Historike. Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Propozimi për shpalljen e  Qendrës Historike në fshatin Rehovë synon ruajtjen e vlerave historike, urbanistike e arkitektonike të këtij fshati, për t’i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si një  qendër e zhvillimit të  turizmit në zonën e  Kolonjës.

Qendra historike ruan vlerat urbanistiko – arkitektonike të fshatit, e cila ruan gjini të ndryshme ndërtimore si: ndërtime shoqërore, kulti dhe banesa popullore. Qendra historike përbëhet edhe nga zonat e gjelbra të përfshira brenda saj.

Qendra Historike e fshatit Rehovë, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe përbëhet nga një kompozim kompakt tradicional që zhvillohet rreth  kishës  dhe sheshit qendror të fshatit. Ansambli i ndërtuar paraqet tipologji interesante veçanërisht në krijimin e hapësirave urbane, si dhe  përfshin një numër të konsiderueshëm banesash me një tipologji të larmishme dhe një rrjet rrugor të shtruar me kalldrëm. Ndërtimet në përgjithësi janë  2-katëshe dhe janë ndërtuar me mur guri, si dhe ka një numur të konsiderueshëm portash me hark dhe sofat me gurë të gdhendur.

Ministria e Kulturës bashkë me IMK dhe institucionet e tjera të  trashëgimisë është kujdesur që në bazë të vlerave që ruan Rehova, të krijojë një destinacion të veçantë për turistët, atë të “Intenerarit apo Rrugës së Portave”. Në pjesën e vjetër të fshatit Rehovë, një nga gjërat e rralla që vihet re lehtësisht janë portat e shtëpive në rrugët me kalldrëm,  të cilat në një pjesë të madhe të tyre ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton deri në fillim të shekullit 20.

Në një vizitë të zhvilluar disa javë më parë, ministrja Kumbaro vlerësoi këtë detaj të Rehovës dhe ruajtjen që i kanë bërë vendasit trashëgimisë, të cilët kanë mbrojtur këtë veçanti të shtëpive të tyre, pa u tunduar për ta “modernizuar”.  Kumbaro në bisedat me banorët, u shpjegoi atyre se synimi është që edhe për Rehovën të krijohet i njëjti intenerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një jetë të re.

Kisha që gjendet në qendër të Rehovës, është ndërtuar në vitin 1820. Ikonostasi i saj ndërtuar me kontributet e rehovarëve gjendet sot në Muzeun e Artit Mesjetar në Korcë, si një pjesë e çmuar e koleksionit të artit bizantin. /a.m.

 

Next Post
Fitime nga marketingu dhe kryesim në kampionat, Nica me Ballotelin e rilindur

Balloteli: Beloti e meriton kombëtaren, pres momentin të thirrem dhe unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e zjarreve në vend: Janë raportuar 12 vatra, katër ende aktive

Flakët përfshijnë jugun e Europës, evakuime masive në Francë, Spanjë e Portugali

July 6, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

“Nisma të reja për bashkitë”, Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

July 6, 2026
Ndarja mes artistit dhe veprës/ Mimoza Ahmeti: Pse Kadareja nuk e mori kurrë Nobelin?

Ndarja mes artistit dhe veprës/ Mimoza Ahmeti: Pse Kadareja nuk e mori kurrë Nobelin?

July 6, 2026
Mungonin Fatime Kryemadhi dhe avokatët, shtyhet seanca për dosjen e ndarë nga Meta

Mungonin Fatime Kryemadhi dhe avokatët, shtyhet seanca për dosjen e ndarë nga Meta

July 6, 2026
Belgjika fiton të drejtën për të apeluar vendimin e FIFA-s për Balogun

Belgjika fiton të drejtën për të apeluar vendimin e FIFA-s për Balogun

July 6, 2026
Plani “bombë” i Hegseth, pse dështoi ideja për shkurtimin e trupave amerikane në BE?

Plani “bombë” i Hegseth, pse dështoi ideja për shkurtimin e trupave amerikane në BE?

July 6, 2026
VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

July 6, 2026
Duka: Presim të rifillojmë superligën, ju tregoj se çfarë do të bëjë UEFA me PSG dhe Lionin

UEFA i shpall luftë FIFA-s: Është “kaluar vija e kuqe” duke përmbysur të kuqen e Balogun!

July 6, 2026
Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

July 6, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Propozimi për të zgjatur mandatin e prokurorëve të SPAK është arkivolucioni i drejtësisë

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In