• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, destinacioni perfekt për turistët italianë

by A R
29/06/2024 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ju mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të Shqipërisë dhe të kaloni pushimet tuaja me çmime të përballueshme, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane “Tendenze di Viaggio”.

Shqipëria ndodhet në Evropën Jugore dhe Gadishullin Ballkanik.

Vitet e fundit, vendi ballkanik është kthyer në një destinacion turistik ku mund të kaloni pushimet tuaja mes relaksit dhe argëtimit.

Deri pak kohë më parë Shqipëria nuk përfshihej në listën e destinacioneve për të udhëtuar.

Megjithatë, pamjet befasuese që u ofron vizitorëve, ushqimi i mirë dhe jeta e natës kanë mundësuar që ky vend të përjetojë një rizhvillim të madh.

Shqipëria është destinacioni perfekt – i zgjedhur nga shumë italianë.

Ushqimi është shumë i ngjashëm me atë italian – dhe qytetet duke përfshirë kryeqytetin Tiranën, ofrojnë një panoramë të madhe artistike që tërheq vëmendjen e miliona turistëve.

Shqipëria mund të jete destinacioni ideal për pushime verore pasi ofron plazhe të mrekullueshme që të lënë pa frymë me bukurinë e tyre.

Ka shumë limane të vegjël me rërë të vendosur në shkëmbinj dhe të rrethuar nga panorama befasuese e natyrës së pacënuar.

Cilat vende të vizitoni në Shqipëri

Shqipëria është kthyer në destinacionin e ri të preferuar jo vetëm për italianët, por për shumë popullata të tjera që dynden për të vizituar peizazhet mahnitëse.

Ka shumë vende për t’u vizituar, por nëse është hera e parë në Shqipëri këshillohet ta nisni nga Tirana.

Kryeqyteti është plot me muze, monumente dhe pamje antike që e bëjnë atë të veçantë.

“Xhamia e Et’hem Beut” është një nga bukuritë që nuk duhet humbur për asnjë arsye dhe konsiderohet më e mira në vend.

Për adhuruesit e jetës së natës, nuk mund të shmanget zona e Bllokut, e cila sot është kthyer në një qendër për të rinjtë – që duan të argëtohen.

Shqipëria, argëtimi do t’ju kushtojë vetëm 22 euro

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që pret çdo vit turistë nga e gjithë bota.

Bukuria e peizazheve të saj, kultura dhe traditat e kësaj toke janë jashtëzakonisht magjepsëse dhe nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë për të eksploruar këtë mrekulli.

Udhëtimi zakonisht kërkon një angazhim të konsiderueshëm financiar, por vizita në Shqipëri është mjaft e përballueshme.

Me 22 euro ju mund të shkoni në Shqipëri kur të doni – dhe te akomodoheni në hotele buzë detit dhe përjetoni argëtimin që dëshironi.

“Hotel Majestic” në Durrës do t’ju ofrojë një përvojë të mrekullueshme me katër yje për vetëm 22 euro për person.

Hoteli ofron shumë shërbime të përfshira në çmim si, mëngjesin, pishinën, barin dhe dhoma te bollshme dhe mikpritëse. Ai ndodhet 50 metra larg nga plazhi privat.

ATSH

Next Post
Çfarë po ndodh në rrjetet sociale? Ish-banorët e “Big Brother” braktisen nga ndjekësit

Çfarë po ndodh në rrjetet sociale? Ish-banorët e “Big Brother” braktisen nga ndjekësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

March 6, 2026
Betimi i shtatë ministrave të rinj para Presidentit Begaj, Berisha: Ceremonia më qesharake e 35 viteve të fundit

Betimi i shtatë ministrave të rinj para Presidentit Begaj, Berisha: Ceremonia më qesharake e 35 viteve të fundit

March 6, 2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy anëtarë të fisit Gjuta

Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy anëtarë të fisit Gjuta

March 6, 2026
Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

March 6, 2026
Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

March 6, 2026
“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

March 6, 2026
Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë

Qeveria injekton 167 mln euro në skemën e pensioneve, eksperti: Ndihmon përkohësisht, por nuk përbën zgjidhje strukturore

March 6, 2026
“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

March 6, 2026
SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

March 6, 2026
Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In