• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po ndodh në rrjetet sociale? Ish-banorët e “Big Brother” braktisen nga ndjekësit

by A R
29/06/2024 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Big Brother VIP3” ka mbaruar, por disa nga ish-konkurrentët vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, duke shtuar apo humbur kështu edhe ndjekës në rrjetet sociale. Lufta për ndjekës në rrjetet sociale duket se përkthehet edhe në para për ish-banorët. Kjo për faktin se aktualisht, ata janë edhe më të paguarit sa u përket reklamave në “Instagram”.

Dhe në fakt shpeshherë i kemi parë që të reklamojnë biznese. Por natyrisht që sa më shumë ndjekës, aq më shumë para merr për postim, ndaj edhe ish-banorët e “Big Brother” mbajnë faqet e tyre sa më aktive. Si çdo javë, “Top Albania Radio” ka bërë një listim të ndryshimit që këta personazhe kanë pasur në adresat e tyre. Fituesja e “BBV”, aktorja Egla Ceno ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 107K në “Instagram”. Ashtu si vetë aktorja ka deklaruar, për të shifrat në “Instagram” nuk janë të rëndësishme. E duket se largimet nga adresa e saj ka vijuar. Sa u përket postimeve, Egla nuk është shumë aktive, ndryshe nga shumë ish-banorë të tjerë. Shumë postime të saj kanë qenë bashkëpunime me biznese.

Nga ana tjetër, edhe Julian Deda ka humbur 1 mijë ndjekës brenda javës duke shkuar në 469K. Kujtojmë që nga nisja e këtij edicioni, Juli ishte ndër personazhet që javë pas jave vetëm sa shtonte ndjekës në rrjetet sociale. Por tashmë që loja ka përfunduar, dhe Juli nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, duket se ndjekësit kanë nisur që të largohen nga “Instagram”-i i tij.

Aktori Romeo Veshaj vazhdon të ketë po të njëjtit ndjekës në “Instagram”, pasi numri i tyre nuk ka ndryshuar, duke ngelur 390 mijë. Kujtojmë se gjatë lojës, por edhe pas përfundimit Romeo ka qenë ndër personazhet më të pëlqyer. Mbështetja për të, në rrjetet sociale ka qenë gjithnjë e madhe. Ndaj duket se tanimë gjëra kanë ndryshuar edhe për aktorin e humorit.

Por ndryshe nga ish-banori, partnerja e tij Heidi Baçi ka shtuar plot 3K ndjekës në “Instagram” dhe kjo mund të ketë ndodhur si rrjedhojë e pushimeve dhe shëtitjeve që po bën me të dashurin e saj. Duket se Heidi është ndër personazhet që po vazhdon të fitojë popullaritet. Ish-finalistja e “Big Brother” pritet që nga shtatori të jetë prezente në ekran, ndaj edhe publiku po e pret rikthimin e Heidit. Nga ana tjetër, lidhja e saj me Romeon vijon të jetë në qendër të vëmendjes, madje duke marrë shpesh edhe dhurata nga ndjekësit.

Moderatori Meriton Mjekiqi njëjtë si Heidi ka shtuar 3 mijë ndjekës në rrjetin social, “Instagram” dhe tani numëron 360K. Pas daljes nga “BBV”, ai po shijon kohën me partneren e tij Ilnisa Agolli, me të cilën së shpejti ai do të vijë me një film. Aktualisht çifti është duke shijuar pushimet e tyre në Turqi, para se të bëhen gati për një sezon të ngarkuar që i pret në Tiranë. Që pas daljes nga “Big Brother”, Meritoni ka vendosur që të rrijë më i tërhequr nga mediat, duke preferuar që mos të japë shumë intervista. Me gjithë mungesën e tij në ekran, duke se mbështetja për të nuk ka munguar. Natyrisht që një faktor është edhe lidhja me Ilnisën, që duket se është në ditët më të arta.

Modelja Françeska Murati ishte një ndër konkurrentët më të komentuar në shtëpi, megjithëse ajo arriti vetëm gjysmëfinalen e këtij “reality Show”. Numri i ndjekësve në “Instagram”-in e modeles nuk ka ndryshuar, ka 136K. Kujtojmë që në javët e fundit, para se ajo të dilte nga shtëpia, banorja pati një rritje shumë të madhe në “Instagram”-in e saj.

/a.r

Next Post
Taksimi i profesioneve të lira, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot padinë e opozitës

Vendimi i GJK për profesionet e lira, si do të bëhet kthimi i tatimit të paguar! Ja alternativat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

September 18, 2026
“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

September 18, 2026
Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

September 18, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

September 18, 2026
“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

September 18, 2026
Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

September 18, 2026
Tregtia me BE-në zë 46.2% të totalit, Italia dhe Kina kryesojnë partnerët tregtarë gjatë gushtit 2026

Inflacioni në muajin gusht 2026 arrin në 3,0% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit

September 18, 2026
Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com