• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Temperaturë, dhimbje fyti apo kollë/ Shefi i Urgjencës jep këshilla dhe tregon me detaje se çfarë medikamentesh duhet të përdorim

by Java News
14/03/2020 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj ka dhënë disa këshilla për qytetarët e ngujuar nëpër banesa se si të trajtojnë, në kushte shtëpie, disa simptoma që mund të kenë lidhje me koronavirusin.

Me një video në facebook, Brataj tregon me detaje se çfarë medikamentesh duhet të përdorim në rastet kur kemi temperaturë, kollë, dhimbje fyti apo diarre.

Ai këshillon marrjen e urgjencës në rastet kur gjendja përkeqësohet, pavarësisht ndjekjes së këshillave, duke bërë thirrje që qytetarët të tregojnë realisht simptomat që kanë, pasi shkuarja në spital, pa qenë i infektuar, rrit shanset për marrjen e virusit në ato ambiente.

“Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavorus, ose keni qenë në Shqipëri në kontakt me persona të konfirmuar me koronavirus, jeni të lutur të qëndroni në shtëpi për 14 ditë. Çdo qytetar që në banesë do të shfaqë shenja dhe simptoma, të ndjekë këto këshilla. Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë.

Nëse pas dy ditës nuk kontrollohet temperatura, mund të përdorni brufen 400 apo 600 miligramë dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun apo pediatrin. Nëse do të keni kollë, mund të përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës. Nëse do të keni dhimbje fytit, mund të përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol apo brufen. Mund të përdorni edhe kompleks vitaminash. Lëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.

Nëse do të keni vështirësi në frymëmarrje, jo nga paniku, atëherë merrni numrin 127 për t’u këshilluar me mjekun. Nëse do të përkeqësohet, mund të ketë nevojë për terapi me antibiotik që mund ta merrni nga mjeku i familjes. Nëse përkeqësohet merrni 127 dhe do vijnë ekipet për t’ju dërguar në spital. Nëse do të keni ethe, është një nga gabimet që bëhet duke i mbuluar me batanije, por do të thotë që në atë moment trupi porrit temperaturën për të luftuar mikrobin në organizëm, nuk duhet të mbulohemi por të zhvishemi dhe të trajtojmë rritjen e temperaturës.

Nëse temperatura është 39 apo 40, mund të përdorim edhe kompresat me ujë të vakët, sidomos tek fëmijët në rrëzën e kofshës, në sqetulla dhe ballë. Nëse do të keni diarre merrni loperamid, ose buskopan. Duhet të kujtoheni për protokollin e higjienës personale. Ruani qetësinë, jemi bashkë. Ajros ambientin, dezinfekto mobiliet, laji duart as amë shpesh, përdor maskën nëse jen në grup me njerëz. Ruaj distancën nga njerëzit. Simptomat do t’i trajtojmë së bashku, por nuk duhet të themi më shumë nga sa kemi sepse shkuarja në spital mund t’ju infektojë”, tha Brataj.

g.kosovari

Next Post
Dy futbollistë të tjerë në “Serie A”, të infektuar me koronavirus/ De Paoli dhe Berezhinski dalin pozitivë

Dy futbollistë të tjerë në “Serie A”, të infektuar me koronavirus/ De Paoli dhe Berezhinski dalin pozitivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

August 4, 2026
Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

August 4, 2026
Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

August 4, 2026
Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

August 4, 2026
27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

August 4, 2026
Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

August 4, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm

August 4, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

August 4, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

August 4, 2026
Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com