• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Temperaturat mbi 40 °C, mësoni kur tërhiqet vala e të nxehtit afrikan nga Shqipëria

by A R
15/07/2024 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë e nxehtë me temperatura që shkojnë deri në 43 gradë Celsius, kështu pritet të jenë ditët në vazhdim. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja thotë se deri ditën e mërkurë pritet të jemi nën dominimin masave ajrore me origjinë afrikane, ndërsa nga e mërkura pritet një tërheqje e valës, megjithatë temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

Lajda Porja: Një tjetër javë e nxehtë. Vazhdon vala e të nxehtit. Është java e dytë që futemi drejt masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane. Parashikohet që sot të kemi temperatura mjaft të larta. Maksimalet do të kenë një tjetër rekord ditën e sotme.

Pjesa më e madhe e qyteteve kryesore të Shqipërisë, duke filluar që nga Shkodra, Tirana, Elbasani, Fieri, Lushnja, e gjithë Ultësira Perëndimore do të shënojë 39-40 gradë. Do të ketë zona me temperatura mbi 40 gradë, të cilat sot parashikohen të jenë qarku i Beratit, Elbasanit dhe Shkodrës, ku termometri do i afrohet vlerës 41-42 gradë Celsius.

Parashikohet që deri ditën e mërkurë të mbesim me një mot shumë të nxehtë dhe pas të mërkurës do të jemi me një mot relativisht të nxehtë që do të thotë se deri ditën e mërkurë ne presim vlera ekstreme 42, mund të tejkalohet dhe mund t’i afrohemi vlerës 43 gradë brenda këtyre 3 ditëve në 3 qarqe, Elbasani, Berati, Shkodra, do të jenë 3 zonat me vlerat më ekstreme. Parashikohet që rreth vlerës 36 gradë të mbetet vetëm zona e juglindjes, pra qarku i Korçës.

Pas ditës së mërkurë ka një tërheqje të valës, por mund të themi sërish se mbetemi me vlera ekstreme 40 gradë dhe vala do të qëndrojë të paktën përgjatë kësaj jave. Moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë. Nuk ka sinjale që deri të premten të kemi reshje apo rrebeshe shiu.

/a.r

Next Post
Video e re, qytetarët e panë 20-vjeçarin të pozicionohej për të qëlluar Trump. Oficeri u ngjit në çati, por…

Video e re, qytetarët e panë 20-vjeçarin të pozicionohej për të qëlluar Trump. Oficeri u ngjit në çati, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In