Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ka hapur garën për të dhënë dy licenca të reja kombëtare.
“Në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv” miratuar me vendimin nr. 219, datë 16.04.2015 të AMA-s, si dhe vendimit nr. 231, datë 03.11.2016 të AMA-s “Për çeljen e garës për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik” do të organizojë garën e kandidaturave për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik për rrjetet numerike të identifikuara me nr. 006 K dhe nr. 007 K, të përbëra nga:
Licenca të shërbimit të programeve të veta audiovizive dhe;
Licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit tokësor, për ndërtimin e vënien në funksionim të 2 rrjeteve numerike tokësore kombëtarë në brezat e frekuencave 470-790 MHz me gjerësi brezi 8 MHz, në teknologjinë DVBT-2, me standardin e kompresionit MPEG-4.
Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private kombëtare transmetimi audioviziv numerik, janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, Rruga “Abdi Toptani”, ish-hotel Drini, Tiranë, brenda datës 15.12.2016, ora 10.00“, thuhet në njoftimin e AMA-s.