• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA në alarm! “Al- Qaeda” kërcënon me sulme terroriste

by Java News
04/11/2016 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë federalë paralajmëruan autoritetet e Nju Jorkut për sulme të mundshme të organizatës terroriste “al-Qaeda” para ditës së zgjedhjeve, duke vënë në gjendje gatishmërie forcat lokale të sigurisë.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut dhe autoriteti portual i Nju Xhersit thanë se kishin marrë informacione. Zyrtarë të forcave të rendit të qytetit të Nju Jorkut thanë se niveli i lartë i patrullimeve vazhdon në shumë zona të ndjeshme, por ata nuk pranuan që të japin detaje për paralajmërimin e marrë.

Sipas mediave amerikane, policia e Nju Jorkut tha se nuk kishin specifikime për kërcënimin dhe se situata po vlerësohet me kujdes.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, bazuar në burimet e saj brenda qeverisë amerikane bën me dije se, Shtetet e Bashkuara kishin të dhëna për një sulm të mundshëm të “al Qaeda”-s ditën e hënë dhe për këtë lajmëroi forcat lokale, zonat e të cilave prekeshin nga informacioni i grumbulluar, raporton tch.

Megjithëse kërcënimi nuk është cilësuar i nivelit të lartë, autoritetet vendosën të marrin masa dhe të jenë në gjendje gatishmërie. Veç Nju Jorkut, mësohet se paralajmërime i janë dërguar forcave lokale në Teksas dhe Virxhinia. FBI nuk iu përgjigj pyetjeve të medieve për këtë çështje, por siguroi se agjencitë e antiterrorit dhe sigurisë së brendshme janë vigjilente për të mbrojtur vendin në çdo situatë./a.k

Next Post
Zyrtare/ Prezantohet për herë të parë vaksina kundër Diabetit

Zyrtare/ Prezantohet për herë të parë vaksina kundër Diabetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com