• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot e falenderoi gjyqtaren pasi e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të?

by S T
27/11/2024 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të fortë janë ata që e dëgjojnë Berishën. Pastaj ata që e besojnë, janë histori tjetër. Tentova të dëgjoj konferencën e tij.

Që në pyetjen e parë të gazetarit, pra në 60 sekondat e para, e fillon me gënjeshtra dhe mashtrime.

“Në jetën time, tha, nuk kam paragjykuar dhe nuk kam sulmuar asnjëherë atë që nuk njoh. Këtë gjë kam bërë edhe me gjyqtaren, të cilën e falënderova”.

Në fakt, e tërë jeta politike e Berishës është ndërtuar mbi të kundërtën e kësaj që thotë. Madje, edhe ndaj gjyqtares, ai, njerëzit e tij, televizioni i familjes së tij, nuk kanë lënë gjë pa thënë.

Sot nuk ka ndodhur asgjë. Vetëm pasi t’u dalë dehja, do ta kuptojnë se PD sot është më e vogël se dje dhe alibia e humbjes do të jetë edhe më e vështirë me Berishën nëpër rrugët e Shqipërisë, që nuk do të bëjë gjë tjetër vetëm se do të mobilizojë dhe inkurajojë edhe më shumë votën kundër tij.

Meqenëse jemi te gjyqtarja në fjalë, që Berisha tha që nuk e kishte sulmuar kurrë, sepse nuk e kishte njohur, po ia risjellim në kujtesë Berishës dhe njerëzve të tij, se po të besojmë atë që ka thënë Doktori në datën 17.10.2024 për gjyqtaren e vlerësimit të masës së arrestit, vendimi i sotëm nuk ka ardhur si rezultat i qëndresës, por i drejtësisë së kontrolluar nga Edi Rama. (Namir Lapardhaja)

***

Deklarata e Berishës, më 17 tetor, në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus:

Ç’mendim keni ju për gjyqtaren Flojera Davidhi? Mendoni se do të marrë një vendim të drejtë?

Berisha: Unë mendoj se drejtësia është e kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Nuk kam asnjë lloj iluzioni. Unë mund t’ju them ju se në këtë dosje ka nga ana e administratës shtetërore asnjë shkelje ligjore. Nga dhjetëra zyrtyarë që kanë firmosur dokumentat, nga 93 deri në 2009 nuk ka asnjë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar ligjin. S’e njoh fare. Unë kam qenë i shkëputur, nuk njoh.

Next Post
Aksident i rëndë në Kukës, përplasen dy makina, katër të plagosur

Aksident i rëndë në Kukës, përplasen dy makina, katër të plagosur

Comments 2

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Ata që janë fiksuar pas Berishës nuk pyesin dhe nuk e ndjekin fare axhendën e Berishës. P
    ra ai atë që thotë sot

    Reply
  2. PRoShi says:
    2 years ago

    Ata që janë fiksuar pas Berishës nuk pyesin dhe nuk e ndjekin fare axhendën e Berishës. Pra
    atë që ai thotë sot e mohon pacipërisht nesër me të njëjtin pasion.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com