• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telekom Albania nxit kujdesin për mjedisin tek fëmijët

by A R
05/06/2018 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo person në Shqipëri prodhon mesatarisht 310 kg mbetje në vit. Për fat të keq, vetëm një sasi e vogël e tyre arrin të riciklohet. Pjesa më e madhe e mbetjeve nuk mund të dekompozohen ose kërkojnë me qindra vite për t’u tretur. Për këtë arsye, sasia e mbetjeve  shtohet vit pas viti dhe dëmin më të madh e pëson pikërisht mjedisi. Ky dëmtim kthehet tek ne në mënyra të ndryshme, duke shkaktuar pasoja negative afatgjata në shëndetin tonë. Disa aspekte me të cilat ne përballemi janë ujrat e ndotur, toka bujqësore të kontaminuara, plazhe plot me mbetje, kanalizime të bllokuara, etj. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha që po bëhen për pastrimin dhe përmirësimin e gjendjes me mbetjet, mbetet i domosdoshëm angazhimi i përditshëm i qytetarëve për të minimizuar gjenerimin e mbetjeve.

Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët, prandaj të gjithë duhet të kujdesemi për të. Në Ditën e Ndërgjegjësimit për Kujdesin ndaj Mjedisit, ky mesazh përforcohet edhe më shumë. Por, përveçse tek të rriturit, ky mesazh duhet të përcillet edhe tek fëmijët, si brezi që do i duhet të ruajë mjedisin që do t’i lihet trashëgimi. Në kuadër të kësaj dite, Telekom Albania zhvilloi një aktivitet edukues dhe argëtues për fëmijët, së bashku me Eco Volis, tek liqeni artificial i Tiranës. Çdokush mund të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit. Mjafton të ndryshojmë disa nga sjelljet tona të përditshme për të qenë një mbrojtës i tij. Lojrat dhe quizzet e zhvilluara i rikujtuan fëmijëve disa sjellje bazë, si hedhja e mbeturinave në kosha, apo kujdesi për të mos përdorur enët plastike kur nuk është e domosdoshme. Gjithashtu, përveç dhuratave të shumta, u shpërndanë edhe materiale informuese të përshtatshme për moshën e tyre.

Telekom Albania është nga kompanitë e para që ka ndërmarrë veprime konkrete për mbrojtjen e mjedisit. Që nga viti 2009 deri më sot është zvogëluar vazhdimisht impakti i kompanisë në mjedis. Vetëm gjatë vitit 2017 Telekom ka përmirësuar me 50.8% intensitetin e energjisë elektrike; ka ulur me 12.3% konsumin e karburantit nga mjetet e kompanisë; dioksidi i karbonit është reduktuar me 23.5%; konsumi i letrës brenda kopanisë është reduktuar me 13.1% gjithashtu, vazhdon të riciklohet 100% e çdo mbetjeje që krijohet, si bateritë, letrën, plastikën, etj. Të gjitha këto përmirësime në efiçencën e operimit vijnë si rezultat i investimeve në teknologji dhe i angazhimit për të zbatuar politikat për këtë qëllim.

Next Post
VV bën të qartë se është anuluar fletëarresti ndaj Kurtit, gjyqtari e mohon

Përplasjet e Vetëvendosjes/ Ish-kryetari Ymeri kundër Albin Kurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com