• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 Telefonata që solli përjashtimin e Cikalleshit nga kombëtarja

by Java News
29/08/2017 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë përpara se trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, të dilte para mediave për të komentuar listën e lojtarëve të grumbulluar në prag të ndeshjes me Lihtenshtjenin, ka marrë një telefonatë nga sulmuesi Sokol Cikalleshi. Burime të sigurta pranë italianit të pankinës kuqezi, por edhe sulmuesit, kanë treguar për “Panorama Sport” bisedën që është bërë dje në mëngjes.

BISEDA

“Mister, kam ndryshuar planin. Të lutem, do të vonohem pak, sepse jam në bisedime me një klub këtu në Turqi dhe më duhet të firmos patjetër sot (dje). Më mirëkupto, thjesht do të vij pak më vonë se orari i caktuar në grumbullim”, mësohet se i ka thënë Cikalleshi trajnerit kuqezi.

Mirëpo, ky i fundit menjëherë e ka refuzuar këtë kërkesë të sulmuesit, i cili firmosi dje me klubin e Superligës turke, Osmanlispor. “Jo, ti nuk mund të vonohesh. Kemi lënë një orar për grumbullimin dhe të gjithë duhet të jenë në hotel.

Nuk bëj përjashtim për asnjë lojtar. Nëse e shkel unë i pari këtë rregull që kam vendosur, atëherë do të ketë raste, që ashtu si ju, do të veprojnë edhe lojtarë të tjerë. Nuk mund të vonohesh në grumbullim, besoj më kuptove qartë”, i ka bërë të ditur Panuçi lojtarit 27-vjeçar.

panuci_konf_2

Këtu është mbyllur telefonata, me Cikalleshin që është vendosur në një pozicion shumë të sikletshëm, në një kohë që i duhej të bënte zgjedhjen për të ardhmen. Mësohet se, më pas, trajneri kuqezi ka telefonuar direkt presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për ta vënë në dijeni për vendimin që do të merrte.

“President, po të njoftoj që të mos e marrësh vesh nga mediat, pasi do të dalë në konferencë dhe do të komunikoj vendimin që kam marrë për Cikalleshin”, i ka komunikuar trajneri Dukës.

Presidenti mësohet se e ka mbështetur në vendimin që ka marrë. “OK, mister, ju e dini. Ju mirëkuptoj”, është përgjigjur Duka, duke diskutuar më konkretisht edhe për motivin e pezullimit.

PRECEDENTI

Kristian ka punuar për një kohë të gjatë me trajnerin e mirënjohur italian, Fabio Kapelo, duke mësuar shumë nga ai. Afrimiteti i Panuçit me Kapelon ka nisur që 20 vite më parë, kur trajneri aktual i Kombëtares ka qenë lojtar, por gjithsesi për herë të parë ata kanë punuar së bashku në pankinën e Rusisë.

Kapelo

Panuçi ka qenë në rolin e ndihmësit të “Don Fabios” për dy vite dhe, në bisedat mes miqve gjatë orëve të fundit, ka treguar një rast deri diku të ngjashëm si të Cikalleshit te Rusia. Gazeta zbulon se bëhet fjalë për Andrei Arshavin, i cili në grumbullimin e parë të Rusisë nga trajneri Kapelo pak vite më parë, i ka kërkuar që të qëndrojë vetëm në dhomë.

“Kam vetëm një kërkesë. Gjithnjë nuk kam qëndruar me të tjerë në grumbullime, duke preferuar të jem vetëm. A mund të më mirëkuptosh?”, i pat thënë Kapelos ish-ylli i Rusisë. Mirëpo, italiani i ka dhënë një përgjigje befasuese.

“Po, do ta plotësoj këtë dëshirë. Ky është grumbullimi i fundit, nuk do të vish më kurrë në Kombëtare sa të jem unë trajner i Rusisë”, ka qenë përgjigjja e Kapelos, duke habitur sulmuesin, i cili aktualisht është pjesë e Kairatit në Kazakistan. panorama sport

Next Post
Akuzat e PD, Nikolla: Ka perënduar koha kur kërcënoheshin mësuesit për vota

Lindita Nikolla sfidon Bashën: Dua takim për çështjet e arsimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com