Një ditë më parë, në orën 20.45 u luajt një dneshje miqësore midis komëbatres italiane të futbollit dhe asaj rumune në stadiumin “Dall’ Ara”. Ndeshja u zhvillua pa probleme, por pavarësisht se lajmi nuk u bë publik, edhe për këtë ndeshje ishte dhënë një kërcënim për sulm terrorist.
Një telefonatë kishte mbërritur para ndeshjes në komisariatin “Due Torri”, që paralajmëronte për një sulm terrorist në stadium. Mbrëmjen e djeshme, para, gjatë dhe pas ndeshjes ishin marë masa të rrepta sigurie.
Forcat e sigurisë kryen kontrolle të imtësishme në stadium. Në brendësi të stadiumit ishin vendosur edhe forca të shumta sigurie.









