• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Telefonata e fundit e Florencit”, rrëfimi i babait të 23-vjeçarit që vdiq në Francë

by A R
15/01/2018 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i shqiptarit Florenc Beqiraj i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Marsejë të Francës ka rrëfyer ngjarjen e trishtë në emisionin “Me zemër të Hapur” në News24. Gezim Beqiraj tha se djali i tij 23-vjeçar ishte një djalë i urtë dhe punëtor dhe kërkon të zbardhet e vërteta e vdekjes së djalit.

“Ai ka qenë një nga fëmijët më të veçantë kush e ka njohur. Nuk e them unë, por e thonë të gjithë ata që e njohin. Ai ka qenë punëtor me mua. Ai tha unë po iki në Francë për punë. Të më japin provat që djali im nuk e ka pranuar azilin. Ai ka ikur në vitin 2016 në Francë dhe ka shitur rroba në të zezë në Francë. Ne i kemi nisur lekë nga Shqipëria. Pse flasin keq për djalin tim?”- tha babai i të riut, raporton BalkanWeb.

Ndër të tjera Gëzim Beqiraj ka thënë se djali ishte regjistruar si egjiptian dhe kishte kërkuar azil ekonomik dhe jo politik. Ai u shpreh se djali është arrestuar nga policia në shtëpi teksa ishte duke gatuar dhe ka rrëfyer edhe bisedën e fundit me të pas arrestimit.

“Ai është regjistruar si egjiptian dhe nuk ka kërkuar azil politik, por azil ekonomik. Atij nuk ja kanë aprovuar azilin dhe ka qëndruar pa dokumente. Djali ishte në shtëpi duke gatuar kur ka shkuar policia e ka marrë. Djalit i kishin dhënë vetëm një vit qëndrim dhe më pas ai ka punuar në të zezë. Djalin e kanë marrë ashtu siç ishte dhe e kanë çuar në polici. Ne na ka marrë shoku i djalit i cili na ka thënë se Florencin e ka marrë policia. Djali na ka marrë në telefon me telefonin e policisë dhe ka folur me te motrën e tij. Ai i ka thënë thuaji babit dhe mamit të mos mërziten se pas 3-4 ditë do kthehem sa të plotësohet numri. Pas 4 ditësh e kemi marrë në telefon dhe na kanë thënë se djalin e keni të vdekur. Kush ma mbrojti djalin? Kur kam folur më ambasadorin ne telefon i kam kërkuar ndihmë. Ambasadori tha se unë jam në Paris dhe nuk mund të vinte. Nëse djali im ka bërë ndonjë gjë, ata nuk të falin. Shteti jonë të reagojë dhe dua të zbardhet e vërteta se kush ma mbyti djalin”– ka thënë Gëzim Beqiraj.

Kujtojmë se në reagimin e Ministrisë së Brendshme të Francës e cila njoftoi Ambasadën e Shqipërisë në Paris thuhet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez. Shkaqet e vdekjes së shqiptarit pritet të zbardhen me kryerjen e autopsisë, ndërsa vdekja e tij në rrethana misterioze ka indinjuar qytetarët në Shqipëri të cilët kanë zhvilluar edhe protesta./a.m.
6n

Next Post
ANALIZA/ Italia, në det të hapur pa timon komandimi

ANALIZA/ Italia, në det të hapur pa timon komandimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In