• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telefonat kinezë fusin në krizë Perëndimin: Celularët aziatikë do rrezikojnë NATO-n!

by S M
28/01/2019 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi e luftoi me të gjitha mjetet në territorin kombëtar, Shtetet e Bashkuara përpiqen të ndalojnë kompaninë kineze të paisjeve elektronike “Huawei” edhe në pjesën tjetër të botës. Ose të paktën në “botën” e tyre, atë perëndimore. Kështu, ndërsa Uashingtoni përpiqet të bindë aleatët e NATO-s që pajisjet kineze janë një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s, dhe Pekini mbron kompaninë nga ajo që e quan një sabotim politik, vija e frontit kundër Huaëei është zhvendosur në Evropë. Në Kontinentin e Vjetër, klientët e kompanisë kineze janë shumë, por duket se arsyet amerikane dhe presionet po përhapen me shpejtësi.

Alarmi amerikan

“Çdo përparësi për të përdorur pajisjet më të lira kineze, tejkalohet nga kërcënimi i sigurisë ndaj NATO-s.” Kjo është esenca e presioneve që administrata Trump është duke bërë për disa kohë ndaj aleatëve të NATO, që të mos furnizohen nga tregu i mallrave kineze të teknologjisë së komunikimit. Në fakt, teknologjia 5G (për telefoninë celulare), për të cilën kinezët po punojnë, sipas administratës së Trump, mund të përdoret për të vjedhur sekretet shtetërore, patentat industriale dhe madje edhe mbylljen e infrastrukturave strategjike dhe ushtarake perëndimore, njofton Javanews.

Natyrisht, deri tani nuk ka dëshmi se këto pajisje janë përdorur nga Pekini në këtë drejtim. Por, siç u theksua nga politologu Graham Allison në esenë bestseller “Të destinuar për luftë: A do munden Amerika dhe Kina t’u ikin kurthit të Tukididit”, qasja amerikane – e cila tani drejt Pekinit flet haptazi gjuhën e Luftës së Ftohtë – duhet të shihet në një kontekst më të gjerë, atë të një “fuqie dominuese, që ndjehet e vënë në rrezik nga një fuqi në zhvillim “.

Gara e armëve të reja kalon përmes teknologjisë dhe jo përmes armëve konvencionale. Por a është teknologjia 5G vërtet aq e rrezikshme sa mbështet administrata amerikane? Neë York Times kërkon përgjigje në një hetim të thelluar. Sigurisht 5G është shumë i shpejtë: në gjendje të shkarkojë të dhënat në kohë reale përmes rrjetit celular dhe në fakt është projektuar për një botë të dominuar nga robotika. Por ajo që është e mirë për zhvillim, në të njëjtën kohë mund të bëhet një vend i përshtatshëm për sulme kibernetike, veçanërisht pasi sistemi i ri punon gjithashtu falë përditësimeve të vazhdueshme.

“Dhe kush e kontrollon atë,” shkruan NYT, “mund të jetë në gjendje të ndryshojë, përcjellë dhe kopjojë të dhënat e përdoruesit, pa e vërejtur askënd.” Në tërheqjen e luftës me Kinën, potenciali i 5G është aq i madh sa dhe Shtëpia e Bardhë është gjithnjë e më e bindur se në këtë garë për pushtetin kibernetik mund të ketë vetëm një fitues: humbësi do të humbasë përjetësisht dhe gjithçka!

Europa fillon të rreshtohet

Kjo e amerikanëve është një kërkesë që në Evropë gjen veshë gjithnjë e më të vëmendshëm. Gjatë fundjavës Komisioneri i BE-së për aktivitetet dixhitale Ansip, paralajmëroi qeveritë kundër rrezikut të një bashkëpunimi me Huaëei, duke pasur parasysh se ligji kinez kërkon që individët dhe bizneset të mbështesin kërkesat e shërbimeve sekrete të vendit të tyre, shkruan Javanews.

Ambasadori kinez në Bruksel u përgjigj se një ndalim i mundshëm i Huawei do të dëmtonte zhvillimin e rrjeteve 5G. Krahasuar me konkurrentët (me një fjalë evropianët) Nokia dhe Ericsson, Huaëei ofron teknologji më të përparuara dhe çmime më të ulëta.

Megjithatë, disa vende evropiane duket se kanë zgjedhur sigurinë (amerikane) në raport më efektivitetin dhe çmimet e ulëta (kineze). Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se Huawei do të përjashtohet nga “bërthama” e rrjeteve të saj të telefonisë, si dhe Poloni, një tjetër aleat amerikan, i cili e ka vendosur nën hetim një zyrtar të një kompanie lokale me akuzën e spiunazhit.

Qeveria gjermane, një udhëkryq strategjike të kabllit evropian, po studiojnë mundësinë e bojkotimit të kinezëve, ndërsa Orange franceze ka njoftuar se nuk do të përdorë komponentët kineze, ashtu si edhe Vodafoni britanik ka pezulluar si një masë parandaluese, blerjet në tregun kinez.

Përgatiti posaçërisht për Javanews:

Ardit Rada

Next Post
Deputeti i PD i kërkon llogari Ramës: Pse shkove në Turqi?

Bllokimi i Fondit të Sigurimeve, PD: Dyshime se ka kolaps financiar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In