• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telashe për Britney Spears! Të hënën në gjykatë… ja çfarë do t’i ofrohet

by A R
01/05/2026 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja Britney Spears u akuzua në Kaliforni të enjten, më 30 prill për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Sipas prokurorit, Spears u akuzua për një shkelje të vetme, atë të drejtimit të mjetit nën ndikimin e kombinuar të alkoolit dhe të paktën një droge, megjithatë padia penale nuk specifikon se çfarë lloj alkooli ose droge, ose çfarë sasie akuzohet se ka përdorur këngëtarja.

Ylli i muzikës pop u arrestua më 4 mars pasi u ndalua për drejtim të shpejtë dhe të çrregullt të BMW-së së saj të zezë në autostradën pranë shtëpisë së saj dhe u lirua me kusht të nesërmen. Policia përfundoi hetimin dhe ua paraqiti atë prokurorëve më 23 mars.

Sipas një artikulli të CNN, seanca gjyqësore kundër Spears është caktuar për të hënën, më 4 maj dhe prokurorët kanë bërë të ditur se meqenëse është një akuzë për kundërvajtje, ajo nuk do të jetë e detyruar të paraqitet në gjykatë, thanë prokurorët.

Në gjykatë të hënën, këngëtares do t’i ofrohet ajo që njihet zakonisht si një “wet reckless”, duke i lejuar të pandehurit të pranojë fajësinë dhe të marrë 12 muaj provë, t’i njihet çdo kohë e vuajtur më parë, të ndjekë një kurs të detyrueshëm për drejtimin nën ndikimin e alkoolit, si dhe të paguajë gjoba dhe tarifa të detyruara nga shteti.

Oferta është e zakonshme veçanërisht për të pandehurit që kanë treguar në mënyrë të pavarur motivim për të adresuar problemet e tyre dhe për të kërkuar trajtim.

Spears u bë në qendër të vëmendjes së tabloideve në fillim të viteve 2000 dhe një burim vëmendjeje publike, ndërsa luftonte me sëmundje mendore dhe paparacët dokumentonin detajet e jetës së saj private.

Në vitin 2008, Britney Spears u vu nën një kujdestari të urdhëruar nga gjykata , të drejtuar kryesisht nga babai i saj dhe avokatët e tij, që do të kontrollonte vendimet e saj personale dhe financiare për më shumë se një dekadë. Ajo u çlirua nga kujdestaria në vitin 2021.

Dikur fenomeni i muzikës pop për adoleshentë dhe ish-anëtarja e “Mickey Mouse Club” u bë një superyll i muzikës ndërkombëtare gjatë viteve 1990 dhe 2000 me hite si “Toxic”, “Gimme More” dhe “I’m a Slave 4 U”.

Next Post
Kontroll në burgun e Durrësit, gjendet 3 celularë, njëra në pronësi të një të dënuari

Kontroll në burgun e Durrësit, gjendet 3 celularë, njëra në pronësi të një të dënuari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lehtëson transferimin e 35 të burgosurve palestinezë në Gaza -

Nga strehimi te spitalet, arsimi dhe teknologjia, Këshilli i Paqes i Trump zbulon planin për rimëkëmbjen e Gazës! 2.45 miliardë dollarë financim

September 23, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

September 23, 2026
“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, të mbështesim protestën në bulevard

“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, të mbështesim protestën në bulevard

September 23, 2026
A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht! (VIDEO)

A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht! (VIDEO)

September 23, 2026
“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

September 23, 2026
“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

September 23, 2026
Destinacion i ri në horizont për Hysajn, lëvizja që pritet të bëjë mbrojtësi kuqezi

Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi

September 23, 2026
Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

September 23, 2026
Komisioni Europian: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com