• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teknologjia/Rreziku nga inteligjenca artificiale tashmë realist

by Java News
19/11/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreziku nga inteligjenca artificiale nuk duket më jorealist. Nga kopjet e “Blade Runner” deri tek makinat mizore të “Matrix”-it, fantashkenca e ka paraqitur gjithnjë inteligjencën artificiale si një kërcënim për llojin njerëzor gati të marrë drejtimin.“Një rrezik që tani nuk duket më jo realist, madje pionierët si Bill Gates, Elon Musk dhe Stephen Haëking janë shprehur shpesh herë mbi rreziqet që rrjedhin nga zhvillimi i makinerive të tilla”, thotë Marcello Restelli, doktor në inteligjencën artificiale në Politeknikun e Milanos.

“Rreziku i lidhur me inteligjencën artificiale do të jetë gjithnjë e më i madh kur t’i kërkohen makinave vendime gjithnjë e më të rëndësishme”, shpjegon Restelli

 

“Nuk duhet të shqetësohemi shumë për inteligjencën artificiale, por më shumë për mungesën e inteligjencës natyrore të njeriut. Në mënyrë që makinat të mos transformohen në një bumerang, duhet të vendosen norma të reja etike”, thekson ai.“Megjithatë, inteligjenca artificiale nuk është një entitet mbinjerëzor dhe i pakontrollueshëm, por vetëm një bashkësi kodesh softuer që i mundëson një makine të marrë vendime në mënyrë autonome”, kujton eksperti.

“Më e padëmshmja është e ashtuquajtura inteligjencë artificiale e dobët, që merret me zgjidhjen e problemeve specifike, si të luash një lojë shahu, të përkthesh një tekst ose të drejtosh një makinë, që janë detyra të sakta dhe të formalizuara për të cilat teknikat në dispozicion janë shumë të zhvilluara duke mundësuar që të ketë një performancë të krahasueshme me atë të njeriut ose më të lartë”, tha ai.

“Por një vëmendje më të madhe duhet t’i jepet inteligjencës artificiale të fortë, që kërkon të zhvillojë aftësi komplekse si krijimtaria, mendimi abstrakt dhe shpikja. Kjo mund të sjellë një inteligjencë më të lartë se sa ajo e njeriut dhe frika është që mund të manipulojë sjelljen tonë”, paralajmëron Restelli, përgatiti “Atsh”. (b.an)

Next Post
Hyn në liqenin e Farkës për t’u larë, mbytet 12-vjeçari

Durrës/ Tritol makinës së drejtorit të Hekurudhave, Adi Dyrmishi

Comments 1

  1. Kinezi says:
    4 years ago

    Kot

    Reply

Leave a Reply to Kinezi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për 5 të pandehurit

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për 5 të pandehurit

January 29, 2026
Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

January 29, 2026
Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

January 29, 2026
(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

January 29, 2026
Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë,  si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

January 29, 2026
“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

January 29, 2026
Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

January 29, 2026
“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

January 29, 2026
Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

January 29, 2026
Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In