• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Teknologji/ Gjysma e Shqipërisë përdor internetin në celular

by A R
20/11/2015 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teknologjia dhe interneti janë dy gjëra që shkojnë bashkë edhe në Shqipëri. Open Data, në një hulumtim të saj thotë se gjatë harkut kohor 2011- 2014, rrjeti i pajtimtarëve të internetit 3G është rritur me 400%. Sipas artikullit Vodafone ka dhe numrin më të madh të pajtimtarëve të internetit 3G, përkatësisht me 86 580 me formatin USB/ Modem si dhe 858 366 pajtimtarë me aparat celular.

Siç dhe kuptohet nga shifrat numri i personave që përdorin internetin në celular është dhe më i lartë në krahasim me atë të përdorur në rrjete fiske apo në shtëpi.

 

Më poshtë artikulli i plotë i Open Data:

Open Data Albania po hulumton lidhur me ecurinë e përdorimit të internetit në vitet 2010-2014. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, gjatë këtyre viteve ka pasur ndryshime si në numrin e pajtimtarëve me askes broadband, ashtu edhe në mjetet e përdorura për të aksesuar në internet si dhe volumin e të dhënave të transmetuara.

 

Ø  Në vitin 2014 raportohen gjithsej 1 637 994 pajtimtarë të internetit, ndër të cilët 206 896 janë pajtimtarë me akses broadband nga rrjete fikse, 177 613 janë pajtimtarë me akses broadband 3G me USB/ Modem dhe 1 253 485 janë pajtimtarë me akses broadband 3G me aparat celular.

Ø  Ndër pajtimtarët me akses në internet nga rrjetet fikse 40% përdorin operatorin Albtelekom (82 118 pajtimtarë), 23% operatorin ABCOM (47 480 pajtimtarë), 13% përdorin operatorin Albanian Satellite Communications ASC (26 379 pajtimtarë), 11% operatorin Abissnet (23 259 pajtimtarë) etj. Më shumë të dhëna tek Përdorimi i internetit. Pajtimtarë, Akses dhe Volum 2010-2014.

Ø  Interneti 3G deri në vitin 2014 ofrohet nga 3 operatorë, përkatësisht AMC, Vodafone dhe Albtelekom. Operatori Vodafone ka numrin më të madh të pajtimtarëve me akses broadband 3G, përkatësisht 86 580 pajtimtarë me USB/Modem dhe 858 366 pajtimtarë me aparat celular.

Ø  Ndër vite përdorimi i internetit ka pësuar rritje. Në harkun kohor të pesë viteve (2010-2014) numri i pajtimtarëve me akses broadband nga rrjete fikse është rritur 72%. Në vitin 2010 raportohen 120 000 pajtimtarë të internetit me rrjete fikse ose 86 896 pajtimtarë më pak se në vitin 2014.

Ø  Pajtimtarët e internetit 3G nga ana tjetër janë rritur me mbi 400% në harkun kohor 2011-2014. Në vitet 2011-2012 ky shërbim ofrohej vetëm nga operatorët AMC dhe Vodafone, ndërsa vitet 2013-2014 ky shërbim ofrohet edhe nga operatoriAlbtelekom.

Ø  Rritja e përdorimit të internetit ndër vite ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe rritje në volumin e të dhënave të transmetuara. Nëse në vitin 2012 janë transmetuar 796 000 Gbyte të dhëna nëpërmjet internetit, në vitin 2014 janë transmetuar rreth 8 herë më shumë ose 6 269 940 Gbyte.

Të nderuar Miq, këtë artikull ju mund ta gjeni tek portali ynë Open Data Albania (data.al) Tema Shkenca dhe Teknologjia. Gjithashtu të dhëna për operatorë biznesi që operojnë në këtë sektor ju mund të aksesori duke përdorur Rubrikën Shoqëri Biznesi / Open Coorporate Albania.

 

Next Post

Tatimet bllokojnë llogaritë e Bankers, çështja në Arbitrazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In