• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tekat e opozitës”, Ndreu: PD ka infektuar edhe LSI-në…

by Java News
30/10/2017 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita, PD-LSI, pati një qëndrim të unifikuar edhe ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë, duke bojkotuar pasi sipas tyre nuk ju pranua nga mazhoranca kërkesa për seancë dëgjimore lidhur me atë që opozita e cilëson skandalin me radarët.

Por deputeti i PS-së në Komisionin e Sigurisë, Pjerin Ndreu, deklaroi në intervistën e mbrëmjes në Ora News, se mazhoranca nuk refuzoi kërkesën e opozitës por i kërkoi kësaj të fundit ta paraqesë me shkrim dhe të nënshkruar nga 6 deputetë siç e parashikon dhe rregullorja për raste të tilla.

Sjellja e sotme e opozitës, për Ndreun, është në vazhdën e strategjisë së rrëmujës që ajo ka zgjedhur për të bërë aksionin e saj politik.

Ndreu: Kjo sjellje nuk është e re për ne, është në vazhdën e asaj strategjisë së rrëmujës që opozita ka zgjedhur për të bërë politikë. Sot nuk kishte asnjë arsye për të bërë këtë turbullirë. Është bërë një kërkesë normal nga deputeti Luan Rama. Në bazë të rregullores, kryetarja e komisionit qartësisht i tha që duhet ta bëni me shkrim kërkesën dhe të firmosur minimalisht sipas kërkesës së rregullores nga 6 deputetë.Nuk ua refuzoi njeri. Thjesht ju kërkua ta bëjnë në respekt të rregullores. Nuk e refuzoi njeri.

Tani këto tekat e opozitës se duhet patjetër sot, kur e dua unë dhe kur e them unë, kjo është një formë të sjelluri që opozita e ka pas, tani si duket PD ka infektuar dhe LSI dhe vazhdojnë ta bëjnë kështu rrugën bashkë.Kjo nuk është e drejtë.Komisioni ka një axhendë nuk është parlament ku mund të bësh dhe politikë dhe mund të flasësh në foltore dhe gjëra të tjera. Ka një axhendë të përcaktuar, diskutohen projektligje merren dhe drejtues institucionesh dhe pyeten për gjëra të ndryshme që shqetësojnë opinionin politik dhe vetë parlamentin, që ka indicie mbi bazën e të cilave ne kërkojmë sqarime publike. Kjo axhendë sot u miratua.

Që të futesh një problematikë tjetër në axhendë duhet të kuptosh se në rradhë të parë duhet të respektosh rregulloren. Bëje kërkesën me shkrim, zonja Felaj qartësisht i tha, firmose me 6 deputetë. Se ku ishte refuzimi këtu nuk e mora vesh, ne kemi qenë shumë korrekt dhe nuk kemi asnjë arsye të pengojmë asnjë kërkesë.

Next Post
FOTOT+ REPORTAZH/ Ujëvarat, kanioni dhe misteret epike të qytetit, ku ora ka mbetur në vitin…’90

FOTOT+ REPORTAZH/ Ujëvarat, kanioni dhe misteret epike të qytetit, ku ora ka mbetur në vitin…’90

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In