• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

by A R
03/08/2026 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leonidha Mërtiri

Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, për hapjen në Shkodër të Konsullatës serbe, ka ditë që ka zgjuar reagime të shumta. Në përgjigje të propozimit tonë për hapjen e një Konsullate në zonën e Preshevës, Serbia ka kërkuar të njëjtën gjë për palën e vetë. Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në zjarrin e retorikave të ndezura nga ky lajm, disa herë ka qartësuar se veprimet konkrete për këtë do të ndërmerren kur të bihet dakord nga të dy vendet, larg emocioneve, me frymëmarrje europiane.

Këto reagime në vend më sjellin gati të njëjtën situatë shpërthyese të tridhjetë e tre viteve më parë, kur unë u emërova Përfaqësues i parë diplomatik i Shqipërisë në Shkup, edhe pse rasti që do të sjell nuk është plotësisht në të njëjtat rrethana me atë të mësipërmin:

Pas shpërbërjes së ish shtetit jugosllav, më 8 shtator 1991, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, pranuar me këtë emër të përkohshëm(Former Yugoslav Republic of Macedonia – FYROM), si anëtare e 181-të e OKB-së, shpalli pavarësinë e saj, duke shënuar divorcin me Beogradin, radhitur në krah të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, të cilat ishin shkëputur nga Federata Jugosllave.

Shqipëria ishte e interesuar për marrëdhëniet me shtetin e ri të posakrijuar. Nga ana tjetër, shpallja e Maqedonisë shtet i pavarur po kalonte jo pa shqetësim te ndërkombëtarët, të cilët i trembeshin konflikteve që lidheshin me ndarjen territoriale, çorientimit tw përpjekjeve për stabilitet të qendrueshëm të vendeve të rajonit tonë. Maqedonia kërkoi që numri dy i ambasadës jugosllave, si maqedonas, i cili pas shkëputjes largohej nga ambasada, të vazhdonte mandatin e tij në Tiranë, por tani si përfaqësues i shtetit maqedonas. Për reciprocitet, këtë do ta bënte edhe pala shqiptare. Ishte këmbëngulja e drejtë e Ministrit të Jashtëm Alfred Serreqi, një intelektual par excellence, njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, edhe pse vinte nga një fushë tjetër, ajo e mjekësisë, që gjeti mbështetjen e duhur të qeverisë. U shmang çdo paragjykim, që do të shfaqej dhe më vonë në debatin për njohjen e shtetit maqedonas, se po tradhëtoheshin interesat e mbi 35 për qind të shqiptarëve që jetojnë në këtë republikë dhe merreshin në konsideratë qendrimet antishqiptare të qeverisë maqedonase… Grupe shqiptarësh nga Maqedonia kërkonin për këtë takime urgjente me anëtarë të qeverisë shqiptare, me përfaqësuesin diplomatik të Shqipërisë në Shkup, duke shprehur protestën e tyre.

Koha iu dha të drejtë qendrimeve të matura të qeverisë shqiptare në këtë drejtim. Konsullata u hap menjëherë, më 2 shkurt 1993, sikurse njohja e Maqedonisë nga Shqipëria më 26 prill 1993, duke qënë nga vendet e para që e njohën atë si shtet të pavarur, në dobi të paqes në rajon dhe pa asnjë kompleks ndaj integritetit territorial dhe identitetit të saj. E tërë kjo nuk e zbehu aspak interesin e qeverisë shqiptare për të drejtat e popullit shqiptar në vendin fqinj. Përkundrazi. Marrëdhëniet tepër të ndjeshme midis dy vendeve janë mbështetur dhe inkurajuar vazhdimisht.

Pas kësaj paralele, sigurisht, vetëm për ato ngjashmëri ku puqen, hapja e Konsullatës serbe në Shkodër po ndjehet si një zjarrmi e madhe. Çfarë do t’i rrezikonte Shqipërisë? Rritjen e ndikimit të Beogradit në vendin tonë? Gjepura.

Pavarësisht problemeve të njohura që ekzistojnë midis dy vendeve, hapja e Konsullatës sonë në Luginën e Preshevës flet shumë. Madje, është një kërkesë e hershme me zgjidhje të vonuar, për të qënë më pranë njerëzve tanë, interesave të tyre. Pavarësisht ambasadës sonë në Beograd, ndryshe të jesh në kontakt të përditshëm me ta të halleve dhe shqetësimeve të tyre.

Reciprociteti, nga ana tjetër, është i qartë në marrëdhëniet midis vendeve, mjet i rëndësishëm që ndihmon në progresin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale. Luajtja e këtij roli nuk mund të jetë i njëanshëm për vetë ngarkesën që ngërthen. Ndryshe, ky instrument i rëndësishën nuk do të thirrej “reciprocitet”, si parim i njohur në rastin konkret, në diplomaci.

Interesi ynë i shpjegueshëm, siç u shprehëm, e kërkon hapjen e saj. Pra, arësyet janë të qarta dhe nuk ka pse të hezitohet dhe as të bëhemi robër të paragjykimeve në emër të atij lloji “patriotizmi arkaik” apo se po “tradhëtojmë interesat e vendit”. Lerini mënjanë ata. Le të vetëkënaqen me shpikjet në habitatin e pandarë të tyre. Nuk është hera e parë për ta. Ndërkohë, ky angazhim diplomatik, sikurse përsërit kryediplomati shqiptar, nuk zbeh aspak ndjeshmërinë ndaj Kosovës, siç shfaqen të mësipërmit. Dhe kjo ndjeshmëri mbetet e patundur, duke u ushqyer me kontakte të gjalla nga brezi në brez.

Atëherë, drojë nga se? Ndaj kësaj Konsullate “gogol”? Dihen detyrat e Konsullatës së Përgjithshme. Pavarësisht funksionalitetit të saj të kufizuar. Asnjë fuqi tjetër të detyrave të një institucioni konsullor, që si mision të vetin ka problemet konsullore, sikurse përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare.

Next Post
Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë 'gisht' në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Comments 1

  1. Alban says:
    1 month ago

    Shume e sakte Ambasador. Kur diskutimi behet me arsye, me qetesi, me maturi, per me teper edhe ne baze te njohjes se ceshtjeve dhe bazuar ne eksperience, tymnaja e qellimshme zhbehet, teorite e konspiracionit zbehen, dhe zhurma dashakeqe e politizimit te panevojshem te gjithckaje deshton. Fatkeqesisht, pseudopatriotizmi i ditezinjeve dhe shitja e protagonzimit politik populist si atdhedashuri ende ze vend tek ne. Dhe na demton po vetem ne. Do te duhet te mesojme te shohim pak me tej sesa emocionet e momentit. Dhe sidomos, gjithsecili te beje punen vet dhe jo te tjetrit…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Gjykata e Lartë e la në burg, avokati i Veliajt zbulon “betejën” e radhës: Kemi dy mundësi…

September 16, 2026
VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com