• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Teatri”, Veliaj: Politika u mundua të përfitojë nga artistët, në fund vendos shumica e arsyeshme

by A R
31/07/2018 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
I ftuar në emisionin veror “Pushime on Top”, kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, komentoi edhe çështjen e Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin tha se në fund do të vendosë shumica e arsyeshme e shoqërisë. Ai theksoi se partitë politike u munduan që të shfrytëzojnë artistët për interesat e tyre politike.
“Ti provokon me një gjë të re, fillimisht reagon një grup njerëzish të keqkuptuar, siç ishin artistët, dhe pasi artistët janë sqaruar, futen në lojë partitë politike, e në fund fare vendos shumica e arsyeshme e shoqërisë. Në të gjitha betejat, si në sheshin “Skënderbej”, për Lodrat te Liqeni, për Pazarin e Ri, për Bulevardin e Ri, ka qenë ky skenar. Pra, fillimisht reagon grupi legjitim i shqetësuar dhe pasi ky grup sqarohet, vijnë partitë politike që mund të përfitojnë nga ky grup, acarohen dhe e rrëmbejnë protestën për interesat e tyre”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se debati i ngritur deri më tani i ngjason edhe debateve të mëparshme, kur bashkia ka nisur një projekt, i cili më pas ka rezultuar një sukses. “Kjo është si të pyesësh dikë që e ka parë një herë një film, ta zëmë, me gara me kuaj, ku në fund fare fiton kali i bardhë. Dhe dikush të pyet: Mendon se në këtë film mund të fitojë edhe kali i zi? Përgjigja është jo sepse kur filmi është parë një herë, është prodhuar një herë, gjasat janë që sa herë të përsëritet të fitojë kali i bardhë. E pamë te këndi i lodrave: Filmi që unë pashë te Këndi i Lodrave është që kur ti do të bësh diçka që ndryshon, që provokon status quo-në, që sfidon njerëz që mund t’i kishin bërë më përpara këto, sfidon edhe disa realitete letargjike, trazon ujin e ndenjur. Sigurisht, kur trazon ujin e ndenjur, algat dhe bakteret e atij uji, u ke prishur status quo-në disave, pavarësisht se për komunitetin trazimi i ujit të ndenjur është diçka e mirë. Kështu që, duke qenë se e kam parë një herë këtë film, në fakt e prisja këtë zhvillim dhe deri tani është brenda skenarit”, deklaroi Veliaj.
Veliaj tregoi edhe planet e Bashkisë për Tiranën, ku theksoi se gjatë verës qyteti do të jetë një kantier i hapur pune, në mënyrë që kur të vijnë qytetarët nga pushimet, të jetë gjithçka gati.  “Gjatë periudhës së Gushtit po shfrytëzojmë motin me diell me punët publike. Kemi pasur një stinë shirash të jashtëzakonshme, çka është një lajm i mirë për liqenin e Bovillës, për pemët që janë mbjellë, por është lajm i keq për ata që bëjnë punë publike, pra që shtrojnë asfalt, që hedhin zhavorr, që bëjnë shkolla të reja, kopshtet, çerdhet; këto janë gjëra që kërkojnë kohë të thatë, të zënë vend. Ndaj mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht gushtin, meqë na u kufizua koha. Më përpara, tipikisht nga marsi deri në shtator, kishim kohë të thatë dhe punonim, ndërkohë kemi që në korrik, me gjasë edhe gjatë gushtit, do bjerë shi, një mot komplet i pazakontë. Besoj Tirana do jetë një kantier i hapur, por fat i madh që shumica e njerëzve kanë ikur dhe qyteti është pak si bosh”, deklaroi Veliaj.
Next Post
Elbasan/Nuk ndalet dhuna në familje, burri plagë në kokë bashkëshortes

Dhunë barbare ndaj gruas, ndërhyrja e policisë parandaloi krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

October 31, 2026
Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

October 31, 2026
Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

October 31, 2026
“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

October 31, 2026
“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

October 31, 2026
VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

October 31, 2026
Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

October 31, 2026
VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

October 31, 2026
Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

October 31, 2026
Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In