• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri pretekst dhe jo kauzë. 5 rastet që tregojnë hipokrizinë e PD-LSI

by Endri Kajsiu
18/05/2020 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu/

Për PD, Teatri ishte vija e kuqe dhe pas shembjes, këtij akti lufte Basha është i gatshëm t’i përgjigjet me akte lufte. Por, përtej lotëve të krokodilit, çfarë mund të kishte bërë Basha dhe Partia Demokratrike për të parandaluar prishjen, nëse vërtet do të kishte dashur të ruante Teatrin? Përgjigja është e thjeshtë. Janë të paktën 5 rastet, kur ndër vite, nëse vërtet do të kishte qenë e interesuar për Teatrin, PD do të kishte qenë në gjendje ta bllokonte përfundimisht shembjen e godinës.

Rasti i parë – Në vitin 2007, kur Basha ishte ministër, një VKM e qeverisë së atëhershme shfuqizoi një vendim të vitit 2000, që shpallte në terma të përgjithshëm qendrën e Tiranës si një qendër historike për t’u ruajtur. VKM në fjalë përcaktoi si monumente kulturore 108 objekte, midis të cilëve bllokun e institucioneve, hotel Dajtin, Piramidën, e shumë të tjera. Çuditërisht, Teatri Kombëtar u la jashtë listës, duke hapur rrugën e prishjes së tij.

Rasti i dytë – Në vitin 2012, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Lulzim Basha prezantoi me shumë fanfarë planin urbanistik të ideuar nga studio arkitekturore e “Grimshaë Architects”. Sipas kryebashkiakut Basha, ky ishte plani i parë në 23 vite dhe i jepte zgjidhje përfundimtare problemeve të kryeqytetit, duke vendosur piketat e zhvillimit të tij afatgjatë.Plani ndahej në një numër Planesh Vendore, sipas të gjitha njësive të qytetit dhe përcaktonte një fluks ndërtimesh prej 9 dhe 11 katesh, si dhe godina me shumë më tepër kate në qendër. Megjithatë, Teatri përsëri nuk u fut në zonë të mbrojtur dhe zona në fjalë u la e lirë për shfrytëzim. Në planin urbanistik, ndonëse nuk thuhej asnjë fjalë për teatrin, u hap për herë të parë drita jeshile që ai të shembej për t’u zëvendësuar me qiellgërvishtës.

Rasti i tretë – Në nëntor 2014, drejtori i TK, Hervin Çuli bën një kërkesë për një skanim të anës së majtë të godinës së Teatrit Kombëtar, si dhe mendimin nëse aktorët duhet vazhdojnë normalisht aktivitetin e tyre. Në përgjigje të kësaj shkrese Ministria, pas inspektimit të kryer vë në dukje se këto ambiente janë jashtë kushteve teknike. Për rrjedhojë, udhëzon izolimin e këtyre ambienteve me panele ndarëse, deri në një ndërhyrje të dytë. Pas ndërhyrjes u rifillua të përdorej Teatri në kapacitetin e tij të plotë. Për herë të parë qarkullon ideja për një prishje të mundshme të Teatrit dhe zëvendësimin e tij me një godinë moderne. Bashkia e Tiranës nën Lulzim Bashën vendos të heshtë, duke mos ngritur asnjë pretendim dhe duke mos ofruar asnjë plan paralel për të ardhmen e Teatrit.

Rasti i katërt – Në vitin 2016 miratohet plani për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, pas përfundimit të ndërtimit të “Art Turbinës”. Në prag të zgjedhjeve të 2017-s, për PD Teatri nuk konsiderohej si një kauzë e rëndësishme, aq më pak me interes të posaçëm publik dhe plani u miratua pa asnjë kundërshti.

Rasti i pestë – Gjatë dy viteve të fundit, e ardhmja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur shumë kundërshti dhe PD, për oportunizëm të qartë politik është bërë palë me atë pakicë artistësh që kanë ngulur këmbë në ruajtjen e godinës. Shumë deklarata publike, shumë kërcënime dhe akuza, por në çdo moment, Lulzim Basha mund të kishte ngritur një padi në gjykatë për të pezulluar planin dhe për ta shfuqizuar plotësisht atë. Kjo do të ishte shumë më e efektshme se kërcënimet për luftë, nëse vërtet qëllimi kryesor i PD do të ishte ruajtja e objektit.

Për ata që e kanë kujtesën e shkurtër: Teatri Kombëtar, në fillim të viteve 1990 u shndërrua në bingo. E gjithë salla e Teatrit Eksperimental u vendos në funksion të lojravë të fatit me vendim të qeverisë së Berishës. E njëjta qeveri, ideoi në mesin e viteve 1990 prishjen e Teatrit dhe ngritjen në vend të tij të një kulle, ku dy katet e para do të ishin teatër dhe pjesa tjetër apartamente dhe hapësira biznesi. E gjithë historia e Teatrit Kombëtar provon vetëm një gjë. PD kurrë nuk ka pasur ndonjë interes që ta ruajë këtë godinë, madje qëllimi i tyre ishte të zëvendësonin Teatrin me godina biznesi dhe jo me një Teatër të ri modern. Por, duke nuhatur mundësinë që kjo çështje e ndjeshme mund t’a shpërblejë me kapital politik, vendos të ngjitet në bord. E fundit, a mos vallë ishte Basha dhe Kryemadhi ata që deklaronin se Teatri do të prishej mbi trupat e tyre dhe se do të flinin në godinë derisa qeveria të tërhiqej? Ku ishin ata mbrëmjen që u vendos të prishej godina?

Next Post
Veliaj prezanton Teatrin e Ri: Do të jetë sa 6-fishi i të vjetrit, skena më e madhe në Shqipëri

Veliaj prezanton Teatrin e Ri: Do të jetë sa 6-fishi i të vjetrit, skena më e madhe në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

April 22, 2026
Rama publikon pamje nga punimet në rrugën Fier–Fratar: Investim kyç për zhvillimin e zonës

Rama publikon pamje nga punimet në rrugën Fier–Fratar: Investim kyç për zhvillimin e zonës

April 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Protestat e opozitës po përdoren në funksion të zgjedhjeve brenda PD

April 22, 2026
Shi dhe vranësira gjatë gjithë ditës, përmirësim i përkohshëm pas mesditës

Shi dhe vranësira gjatë gjithë ditës, përmirësim i përkohshëm pas mesditës

April 22, 2026
Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In