• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri/ Mesazhi i fortë i Viktor Zhustit: Nëse politika tërhiqet, të gjithë artistë i hedhin armët, s’ka pse shpërfytyrohemi

by Ardit Rada
16/05/2020 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur, Viktor Zhusti, reagon për situatën e krijuar lidhur me Teatrin Kombëtar, ku bashkia ka vendosur ta shembë, ndërsa një pjesë e artistëve janë ngujuar te godina në mbrojtje të saj.

Aktori Zhusti shkruan në “Facebook” se në këtë situatë është e nevojshme dhe e domosdoshme më shumë se kurrë qetësia dhe mirëkuptimi, pasi sipas tij, çdo gjë tjetër, qoftë deklarata, peticione, intervista e kërcënime, janë benzinë e hedhur, në një zjarr që vetëm shkatërron.

Mes rreshtash, Zhusti shkruan se “Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre”.

Mesazhi i plotë:

Pergjigjet flake per flake, grupimet ne: ata te Aleances dhe ata te Turbines, etiketimet “te shitur” per njeri-tjetrin, postimi i video-inervistave “ja cka thene dje filan ikone dhe ja c’ben sot”, jane kompromentuese, te sforcuara, te shtira dhe artificiale. Nuk ndihmojne askend, as vete ceshtjen. Ne kete situate, me shume se kurre, e nevojshme dhe e domosdoshme eshte qetesia dhe mirkuptimi. Vetem dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme. Gjithcka tjeter: deklarata, peticione, intervista, kercenime, nga cdo pale qe te vijne, jane benzine e hedhur, ne nje zjarr qe vetem shkaterron.

Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre. Le te fillojme nga dy momente qe jane emerues i perbashket: te dyja palet, e kane lidhur jeten dhe te ardhmen me ARTIN dhe po te dyja, jane te mendimit qe TEATRI KOMBETAR, meriton ngrehine dhe kushte bashkekohore. Gjendja e krijuar, adresimet dhe fjalori, nuk kane lidhje as me fisnikerine e Teatrit dhe as me qytetarine e artisteve.

S’ka pse shperfytyrohemi. Ne “shfaqje” te tilla, audicionit eshte teper i vogel dhe i perkohshem e pas tyre, gjithkush do mbetet me nje shije te hidhur. Kemi humbur shume kohe, eshte e pafalshme, te humbasim dhe njeri-tjetrin. My mesazh eshte shprehje e trishtimit, kur shoh qorrsokakun ku kemi hyre apo n’a kane futur, neve qe punen cdo here e nisim kolektivisht rreth nje tavoline, ku nis te hedh e hapat e para shfaqja teatrale. Le te nisim pra edhe per kete aksion te ri, nga “puna ne tavoline”.

/e.rr

Next Post
Basha poston videon e dhunës ndaj një të mituri: Kjo është fytyra e shtetit të Ramës

Basha poston videon e dhunës ndaj një të mituri: Kjo është fytyra e shtetit të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In