• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: Projekt dinjitoz i arkitektit më të mirë në botë

by A R
13/03/2018 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e cilëson projektin e ri të Teatrit Kombëtar tepër dinjitoz. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” nga gazetari Bashkim Hoxha, Erion Veliaj thekson se ky projekt i është besuar një prej arkitektëve më të mirë sot në botë. “Kemi humbur shumë kohë, tani kemi 2 mundësi, ose ne i bëjmë gjërat ecim përpara, jemi avangardë siç kemi transformuar pjesë të tjera të Tiranës, ose ne vazhdojmë edhe një shekull tjetër, duke bërë të njëjtat biseda. Më vjen mirë që më në fund kemi një projekt dinjitoz, të arkitektit më të mirë sot në botë. Shumica e listojnë Bjarkin si yllin e arkitekturës moderne bashkëkohore, jo të qerpiçit, jo të tallashit, por të infrastrukturës bashkëkohore”, u shpreh Veliaj teksa vlerësoi dhe formulën e zgjedhur për ndërtimin e teatrit të ri.

“Që Bashkia e Tiranës apo qeveria të bëjë teatër do të duhet që investimet e kulturës për 20 vjet t’i paketojë në 1 vit. Është fizikisht e pamundur. Pra, o do të lërë disa shkolla pa bërë, që shkollat na duhen të gjitha dhe besoj do flasim për shkollat se Tirana është gati të nisi 17 shkolla të reja, o do t’i lëmë rrugët pa bërë. Pra pyetja është kjo: A jemi ne gati të bëjmë  sakrifica të mëdha? Të themi ne s’do bëjmë më asnjë rrugë  dhe për 20 vjet do t’i çojmë fondet këtu? Nuk jemi”, u shpreh ai.

Duke komentuar zërat kritikë, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se një histori e tillë përsëritet sa herë që fillon një projekt i ri. Duke sjellë në vëmendje rezultatet fantastike të Pazarit të Ri, këndit të lojërave e të sheshit “Skënderbej”, Veliaj theksoi se gjithmonë në fillim ka rezistencë por në fund të gjithë përqafojnë ndryshimin. “Për mua ky është një film që unë tashmë e kam parë këto 2 vjet e gjysmë. E pashë tek këndi i lodrave, e pashë tek Pazari i Ri, e pashë tek Bulevardi i Ri, e pashë tek sheshi “Skënderbej”, kështu që unë e di si përfundon ky film. Pra, filmi fillon me një propozim të ri, që provokon, që sjell një ide të re, që disa i shtang, që disa i habit, që disa i kërcënon nga ndryshimi, se ndryshimi është e bukur si fjalë, por nuk jemi të gjithë gati të ndryshojmë. Por, kur vjen ndryshimi pastaj e përqafojmë të gjithë. Pra, në fillim ka rezistencë, ndonjëherë ka histeri. Mbaj mend këndin e lodrave deri tek Presidenti i Republikës duke protestuar. Kur shikoj disa nga personazhet që po mundohen të ngjizin një lloj histerie, disa nga këta janë të njëjtët personazhe që kanë qenë edhe në këto betejat e tjera. Ama ja ku kemi sot të paktën 4-5 shembuj, ku mbas histerisë vjen ndryshimi dhe pastaj kur vjen ndryshimi ti nuk e dallon dot kush e ka kundërshtuar, të gjithë e përqafojnë ndryshimin. Edhe teatri do ta kalojë këtë cikël”, tha Veliaj./a.m.

Next Post
VV: Humbësi më i madh është kryetari Shpend Ahmeti

VV: Humbësi më i madh është kryetari Shpend Ahmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In