• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi i gjyqtares Fetahu, Saimir Kodra zbulon bisedën me Altin Dumanin: E falenderoj sepse…

by A R
26/11/2024 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu ishte në listën e masave të sigurisë që lëshoi SPAK këtë të hënë. Nga përgjimet e SPAK është bërë e ditur gjithashtu se ish-gjyqtarja është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra për të gjitha shkeljet dhe denoncimet e transmetuara.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Saimir Kodra u shpreh se në rastin me gjyqtaren Pajtime Fetahu ka ndjekur gjithmonë rrugën institucionale. Sa i përket lidhjes së saj më krimin e organizuar në hakmarrje për Saimir Kodrën, ky i fundit shprehet se nuk ka qenë në dijeni të kësaj.

Blendi Fevziu: Saimir në momentin që po hyja në emision madje 10 minutat e para mora një informacion. Dikush më çon që ka qenë një konflikt mes teje dhe gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë që dikush tjetër më çon një informacion që me gjasë mund të jetë marrë nga dosja, nga zbardhja e “Sky ECC”.

Saimir Kodra: E kam lexuar, e kam!

Blendi Fevziu: Por çfarë konflikti ke pasur ti me këtë gjyqtare? Si guxon një gjyqtare të përdorë krimin për t’u hakmarrë me gazetarin?!

Saimir Kodra: Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u marrë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.

Gjatë reagimit të tij publik, drejtuesi i emisionit “Stop” sqaroi se shtëpia e prindërve të tij nuk është djegur dhe se ai nuk ka fjetur kurrë në “Plaza” për t’i shpëtuar hakmarrjes së ish-gjyqtares. Në ndërhyrjen e tij, Kodra falenderoi edhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Blendi Fevziu: Po jua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?

Saimir Kodra: Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza“.

Blendi Fevziu: Për atë jam i bindur që nuk ke fjetur tek “Plaza”, por ky duket sikur i bën më shumë qejfin gjyqtares, të ka bërë personazh të vështirë për t’u kapur.

Saimir Kodra: Për t’i kërkuar më shumë favore. Mua më vjen mirë që kjo gjyqtare është atje ku duhet të jetë, që në fakt duhet të ishte prej kohësh.

Blendi Fevziu: Jo paska qenë prej kohësh. Kjo qenka e dyta e paska një masë më përpara.

Saimir Kodra: Po ka qenë në arrest shtëpie, unë flas për burgun. Realisht sepse po t’i kthehesh asaj që ne kemi transmetuar për të është një histori e tmerrshme se si një gjyqtare ka përfituar dhe abuzuar me vendimet e vulat, çka e di mirë dhe gjithë qyteti, por sot për fat të mirë filloi të jetojë dhe SPAK-u.

Blendi Fevziu: Saimir ti nuk ke pasur asnjë informacion të raporteve të saj me grupet kriminale në drejtimin tënd?

Saimir Kodra: Jo absolutisht sepse unë nuk kam pasur informacione me këto Sky ECC apo Encrochat.

Blendi Fevziu: Si re në këtë informacion që më the e dija, që të lexova?

Saimir Kodra: Në fakt që të jem shumë i sinqertë duhet të falenderoj drejtuesin e SPAK-ut zotin Altin Dumani, që pak kohë më parë më ka bërë këtë pyetje për djegien e shtëpisë së prindërve me demek, por që nuk është e vërtetë. Pra isha vënë në një farë informacioni.

Blendi Fevziu: Pra ishe pyetur për këtë çështje në momentin që kishin dalë informacionet?

Saimir Kodra: Po nëse kishte ndodh apo jo, sepse duket sikur është kryer si veprim, por në fakt nuk ka ndodhur. Ndërkohë që nuk e di, realisht më vjen keq për gjënë, për të gjithën, që të arrish në nivelin e gjyqtares Pajtime Fetahu në këto perceptime e në këto gjëra, nuk e di.

/a.r

Next Post
Festojnë rusët! Ultranacionalisti rumun fiton raundin e parë të zgjedhjeve

Festojnë rusët! Ultranacionalisti rumun fiton raundin e parë të zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

October 23, 2026
Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In