• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

VV: Humbësi më i madh është kryetari Shpend Ahmeti

by Java News
13/03/2018 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në Interaktiv të KTV-së, ka folur për zhvillimet e fundit në Lëvizjen të cilës i përket ai. Duke e komentuar largimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga postet e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, Selimi tha se kjo është humbje për Ahmetin, ndërsa theksoi se nuk e ka befasuar një vendim i tillë.

“Unë me Shpendin jemi miq. Por, nuk më ka befasuar duke e njohur nga afër. Ndoshta votuesit e Shpendit janë ndierë më të befasuar të cilët nuk e kanë ditur se Shpendi ka kohë që nuk merr pjesë në mbledhjet e Kryesisë. Tash jam i detyruar t’ia respektoj vendimin, por duhet t’i them se ka gabuar. Mendoj se ai tash e tutje duhet të mbajë fjalën para qytetarëve, t’i realizojë premtimet, t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të Prishtinës, dhe ta përmbush mandatin e tij si kryetar i Prishtinës duke u realizuar premtimet e dhëna”, theksoi ai, raporton Koha.net.

“Mendoj se në këtë rast, në spektrin politik, më së shumti ka humbur Shpendi, sepse Shpendi nuk e ka një Lëvizje Vetëvendosje tjetër, e Lëvizja do ta ketë një kandidat tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Unë i dëshiroj suksese në udhëheqjen e Prishtinës, sepse suksesi i tij në udhëheqje është në interes të qytetarëve”, u shpreh Selimi.

Duke folur për mundësinë e dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga drejtimi i Prishtinës, Selimi tha se VV nuk e ka biseduar fare këtë temë.

“LVV nuk ka pasur probleme me Shpendin e as anasjelltas. Ky është vendim i tij, të cilin unë s’e përkrahi, ka gabuar, por shpresoj se mandatin do ta realizojë siç ka premtuar”, tha Selimi, duke shtuar se nuk e di arsyen e largimit.“Nuk e besoj se do t’i bashkohet krahut tjetër”, tha ai, duke iu referuar grupit të quajtur tashmë “grupi i Molliqajt”. (b.an)

Next Post
Trump vlerëson Putinin: Lider më i mirë se Obama

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, ja konkluzionet e raportit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com