• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatraliteti i opozitës në sheshin para Teatrit

by Mero Baze
09/05/2020 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Deri para pak kohësh debati mbi Teatrin kishte një dimension që i takonte dhe interesit publik. Ishte çështja e ndërtimit të tij, përmes një kontrate të partneritetit publik privat ku investitorit i ofrohej tokë në shkëmbim të parave për Teatrin.

Pas shumë debatesh e mëdyshjesh dhe nga vetë qeveria, por sidomos nga Bashkimi Evropian, kjo çështje u mbyll. Qeveria u tërhoq nga ideja që Teatrin e ri ta ndërtonte pa lekë, po përmes dhurimit të një pasurie publike që ishte toka rrotull Teatrit.

Madje fillimisht ky ishte dhe thelbi i debatit. Aktorët e Teatrit dhe aktorët publikë, u ndanë dhe pro dhe kundër, pikërisht në këtë çështje.

Tani debati është i pastër politik. Qeveria do të ndërtojë një Teatër të ri, në tokën ku është Teatri dhe ka një kundërshti politike që nuk duan Teatër të ri, por duan këtë që është.

Këtu debati nuk është më për interesin publik, por për axhenda të ndryshme politike, të cilat i çertifkojnë zgjedhjet dhe jo celulat e PD.

Aktivistët e shoqërisë civile, brenda të cilëve shquan celula e Teatrit në PD, tashmë është përçarë dhe në mbrojtje të Teatrit të vjetër është PD.

Nuk e di për çfarë ka nostalgji më tepër për godinën e Teatrit, apo produktin e Teatrit, por e gjitha është një teatralitet politik, i cili nuk ja vlen më të jetë pjesë e debatit publik.

Ndërtimi i një Teatri të ri, që e kërkojnë shumica e aktorëve të afirmuar të skenës shqiptare, por që është dhe pjesë e planeve zhvilluese të qeverisë, kundërshtohet nga një celulë e PD në Teatër. Kjo celulë pjesë e rëndomtë e debateve të viteve të fundit, që ka kundërshtuar çdo gjë të re në Tiranë dhe që ka kulmuar me betejën kundër ndërtimit të një këndi lojrash në Parkun e Liqenit.

Të gjitha ato beteja i humbën, me përfitimin që disa prej tyre, po i shijojnë ato vepra publike duke shetitur apo nxjerrë fëmijët për argëtim.

Parku i Liqenit në Tiranë, është bërë një nga parqet më të mira në Ballkan, dhe ndoshat e vetmja pasuri reale që ka sot Tirana, e mirëorganizuar, i përdorshëm nga çdo qytetar, në çdo orë të ditës dhe natës dhe për herë të pare në historinë e tij, është plot jetë.

Po ti ishte hapur rruga “aktivistëve” të PD të mbështetur me aq sa mundte fizikisht edhe nga Presidenti Nishani, sot do ishim pa atë park.

Ndëtimi i një Teatri të ri modern në Tiranë, me paratë e qeverisë, është një detyrë e qeverisë. Transparenca e fondeve, e tenderit dhe ajo që ka më shumë rëndësi, e mënyrës se si do të menaxhohet më pas Teatri, janë dhe pjesë e axhendës së opozitës. Por vendi nuk qeveriset nga pakicat e frustruara, por nga ligjet dhe vendimet e shumicës.

Këtu kanë shanse të bëjnë opozitë, ta çojnë në prokurori nëse kanë dyshime. Aktorët e mërzitur duhet të përpiqen të mbijetojnë në një shoqëri tregu, edhe si artistë, jo vetëm si rrogtarë parazitë, me një rrogë qyl nga Teatri, e një rrogë nga PD.

“Alarmi” pse Tetari ka kaluar nga pronë e qeverisë në pronë të bashkisë është akoma më banal. A thua këta aktivistët janë më të sigurtë, sikur prona të jetë në dorë të Edi Ramës se sa në dorë të Erion Veliajt. Nuk e kemi pas ditur këtë shkallë të lartë besimi që paskan pasur për Edi Ramën.

I gjithë ky teatralitet tani është në shtratin e vet politik, një “dejavu” e gjithë lëvizjeve “çartiste” kundër ndryshimeve në Tiranë, që PD i ka në arkivën e saj historike.

Edhe ky konspiracioni që Erion Veliaj do ta prishë Teatrin një natë gushti, kur këta të jenë në plazh me brekë dhe të mos kenë mundësi ta mbrojnë është një episod i shquar i këtij teatraliteti.

Në ditën që bashkia ka një projekt të përfunduar urbanistik, të kompletuar me konstruksionin dhe koston e tij dhe e hedh në tender, puna për Teatrin e ri, është çështje procedure. Le të shpresojmë se PD do rritet në zgjedhjet e ardhëshme nga ky teatralitet. Kështu fitojmë të gjithë, edhe Teatrin e ri, edhe PD e teatralizuar.

Next Post
“Kemi kaluar fazën e parë të koronavirusit, por ende…”/ Specialistja e ISHP-së: Karantina dha rezultate maksimale

“Kemi kaluar fazën e parë të koronavirusit, por ende…”/ Specialistja e ISHP-së: Karantina dha rezultate maksimale

Comments 1

  1. Mungon regjisori says:
    6 years ago

    Teater pa Teater

    Reply

Leave a Reply to Mungon regjisori Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër protesta e opozitës para Kuvendit, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë 

Nesër protesta e opozitës para Kuvendit, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë 

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In