• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Teatër me përkrahjen për drejtësinë”, Basha: Qeveria Rama do me çdo kusht të pengojë SPAK

by A R
19/12/2024 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi të fliste për mediat në oborrin e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të pengojë punën e SPAK-ut.

“Kjo qeveri ndodhet nën ankthin e aferave të shumta korruptive, se fjalët i merr era. Se pas fjalëve gjoja mbështetje ndaj SPAK, fshihet veprimtaria e qëllimtë e ditë për ditshme, e përnatshme e kryeministrit të vendit, e kryetarit të bashkisë së  Tiranës, e ministrave dhe ish-ministrave të Edi Ramës, për të penguar me çdo kusht dhe me çdo çmim punën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Tashmë është e qartë si nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, qeveria e Shqipërisë është qeveria më e korruptuar në Balllkan”, deklaroi Basha.

Basha  i lidhi akuzat e tij ndaj shefit të qeverisë me bllokimin që mazhoranca i bëri propozimeve të Demokratëve Euroatlantikë, të cialt sipas tij do të ndihmonin në forcimin e SPAK.

“Është e qartë që SPAK me gjithë përkushtimin e tij në luftën kundër korrupsionit, përbën kërcënim jetik jo thjesht për pushtetin por edhe për përballjen e Edi Ramës me drejtësinë. Por kjo nuk mund të jetë kurrsesi një realitet në një vend ku shumica dërrmuese e shqiptarëve, siç tregohet studim pas studimi, mbështesin SPAK sepse duan t’i japin fund jo thjesht aferave korruptive që i kanë marrë frymën ekonomisë, që kanë shkatërruar familjet shqiptare, që kanë vënë në rrezik të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, por edhe pse duan pas 34 vitesh tranzicioni në dukje të pafund, t’i japin fund korrupsionit dhe t’i japin fund aferave të pushtetarëve dhe një pseudodrejtësie që të mbronte në vend që të godiste të korruptuarit shqiptarë duke krijuar kulturën e pandëshkueshmërisë”, u shpreh ai.

Në vijim, Basha pretendoi se qeveria po bën teatër me mbështetje me fjalë për SPAK-un. Ky shoë sipas tij po bëhet për të mbuluar të vërtetën.

“Dhe e vërteta është siç e tregon edhe bllokimi 1 vjeçar edhe i propozimeve tona në ndihmë të SPAK, se Edi Rama dhe qeveria e tij janë në një kurs përplasjesh dhe konflikti interesi me SPAK. Nuk ka asnjë arsye tjetër se pse këto amendamente, në kundërshtim total me çdo praktikë parlamentare nuk futen në rendin e ditës, nuk çohen në komisionin e ligjeve, nuk diskutohen. Sepse diskutimi i tyre do t’i nxirrte zbuluar”, nënvizoi Basha.

Next Post
Zhupa sulmon qeverinë: Shkelët ligjin për Akademinë Albanologjike, për t’i plotësuar dëshirat Gjinushit

"O terroristë mjedisorë...", Zhupa sulmon qeverinë: Dhatë 5.8 mln tokë për investitorët strategjikë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In