• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të vrasësh dhe të vritesh për… dashurinë

by Ilir Yzeiri
09/06/2018 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Nuk do të kisha shkruar për ngjarjen tronditëse të këtyre ditëve po të mos kujtohesha se edhe para disa muajsh, në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë, një i ri vrau të dashurën dhe vrau edhe veten. Edhe ditën e premte një djalë vrau një vajzë dhe pastaj edhe veten. Në të dyja rastet është ne mes dashuria, pasioni që, siç e dimë të gjithë, kur e përfshin njeriun, e djeg atë mendërisht dhe i fshin të gjitha lidhjet me arsyen dhe ndez tek ai verbërinë e hakmarrjes për ndjenjën e lënduar apo të vrarë dhe në këtë e sipër ai zgjedh vdekjen si alternativë për atë që i ka vrarë ndjenjën dhe për veten e tij gjithashtu. Të vrasësh dhe të vritesh edhe vetë për dashurinë është një tragjedi e llahtarshme që u shkakton prindërve dhe të afërmve të viktimave një dhimbje po ashtu të pamatë. Tragjedi të tilla duhen bërë objekte të debatit mes profesionistëve dhe psikologëve e filozofëve. Cfarë ndodh në mendjen e atij që vret dhe që vritet ?

Pse një mashkull nuk e pranon ndarjen dhe zgjedh t’i japë fund jetës së tij dhe të së dashurës. Çfarë ka ndryshuran në psikikën e mashkullit që nuk e pranon më refuzimin ? Sa i vejtër është ky fenomen dhe çfarë natyre ka në Shqipëri ? A ka studime për këtë fenomen ? A ka libra të shkruara nga psikiatër ? A ka psikiatër ky vend dhe përse ata nuk janë pjesë e debatit publik ?  Mirëpo, për fat të keq, ne shqiptarët dhe mediat tona që nuk kanë asnjë filtër erudicioni i përcjellin këto ngjarje me mendjelehtësinë më të madhe dhe i bëjnë sport kolektiv duke i rrëfyer me të njëjtin stil siç rrëfehen kronikat e krimeve të zakonshme. Si të mos mjaftonte kjo, në disa raste zgjidhen edhe psikologe apo psikologë që jo vetëm nuk shpjegojnë anën e errët të vetëdijes së njeriut në një gjendje të tillë, por e bëjnë edhe më banale marrëzinë kolektive dhe  rrëfimet patetike të gazetarëve që raportojnë për një vdekje e paraqesin atë tragjedi sikur ajo të ishte një spektakël cirku.

Dhe kulmin e naivitetit dhe të paditurisë e mediokritetit të ngritur në sistem, e arrin një psikologe e ftuar në një Tv e cila thotë: « Kemi të bëjmë me një dashuri patologjike në kushtet e një dashurie të theksuar. Nëse ne vrasim në emër ta pasionit dhe vrasja në vetvete konsiston dhe do të thotë një dhunë e vazhdueshme që ka ekzistuar në çift .»  Nëse një student do të kishte shkruar një përgjigje të tillë për një pyetje si ajo që ka bërë gazetarja, cilido pedagog do ta kishte vlerësuar me notën mbetëse. Mirëpo këtu te ne ky lloj ligjërimi dhe promovimi i mediokritetit dhe banalitetit në televizion është bërë një normë. Vini re si shprehet ajo që gazetarja e quan psikologe: « Kemi të bëjmë me një dashuri patologjike në kushtet e një dashurie të theksuar !!!!»

Personalisht e kam shumë të vështirë të kuptoj diçka që po e shtjelloj më poshtë. Për vite e vite me radhë, ne, shqiptarët e Shqipërisë, në pjesën më të madhe, jemi rritur e jemi formuar me shijet dhe me kulturën e transmetuar nga televizioni italian. Nuk e kam fjalën këtu për emisionet e lehta të tipit të Barbara D’Ursos, por e kam fjalën për komentet, analizat, bisedat e llojeve të ndryshme që, sido që të jetë, kishin në kohën tonë dhe kanë edhe sot një tis kulture të dallueshme. Edhe ndërtimi i një edicioni lajmesh prej tyre është një shkollë për të gjitha televizionet tona sot. Ndërsa sa i përket argumentit të shkrimit, prej kohësh kam vënë re se Canale 5 sa herë që në Itali ndodh një krim pasioni i drejtohet një psikiatri të njohur, një profesori të shquar me emrin Vittorino Andreoli, i cili e rrëfen dhe e analizon ngjarjen e rëndë si një shkrimtar, si një mjek dhe si një psikiatër i dorës së parë.

Ajo që dua të pyes është kjo: me kë maten sot televizionet tona ? A e dinë këta se shqiptarët, në pjesën më të madhe, për të dëgjuar lajmet ndjekin ose kanalet italiane ose ato anglosaksone, për muzikën po ashtu, filmat i transmeton Digitalbi gjithë ditën e kështu me radhë. Po këta gazetarë nuk shohin televizionet e huaja. Nga i marrin modelet këta ? A e kuptojnë këto mediat tona se duke promovuar nga mëngjesi në darkë mediokritetin  dhe analfabetët funksionalë, jo vetëm që fyejnë të vdekurit, por largohen gjithnjë e më shumë nga ata që i ndjekin dhe krijojnë kështu përshtypjen se në këtë vend jetojnë njerëz që nuk dinë as shkrim dhe as këndim, se ky vend popullohet nga turma që kanë zbritur prej maleve dhe nuk kanë lexuar asnjë libër. Në fakt, një farë të drejte e kanë. E kini vënë re se në këta 30 vjet demokraci, i vetmi institucion që është lënë si një leckë këmbësh, si një peshqir i ndyrë për të fshirë djersët që rrjedhin nga konsumizmi vulgar shqiptar është Biblioteka Kombëtare.

Në Tiranë është bërë gjithçka me shumë luks e me shumë klas. Nevojtore, hotele, restorante, bare dhe i vetmi institucion që është bërë edhe nevojtore edhe shurrtore dhe që po degradon në mënyrë të frikshme tani që është kthyer edhe si një sallë studimi për konviktorët e shkollës së rezervave materiale, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është shenja që tregon se ne jemi një vend idiot me dëshirën vetëm për të bërë lekë dhe për të shitur mend, për t’u mburrur si karaducë, siç thonë shkodranët. Vetëm ne shqiptarët nuk po ndiejmë nevojën që veprimet tona t’i argumentojmë me dijen dhe me librat. Ndaj edhe një ngjarje tragjike si vrasja dhe vetëvrasja për dashurinë e për pasionin shpjegohet edhe me fjalët e një psikologoje që thotë se dashuria patologjike është dashuri e tepruar.

Për ta përmbyllur kam zgjedhur një intervistë të hershme të profesor Andreolit dhënë Hafington Post në vitin 2013 ku ai thotë : « Italia është një i sëmurë mendor. Nga pikëpamja psikiatrike, do të thosha që duhet shtruar në spital. Mirëpo , çmendinat nuk ekzistojnë më ».  Po e lë më poshtë të plotë nëntitullin e gazetës që citova duke menduar se për të shpjeguar Shqipërinë dhe atë që ndodh në këtë vend, ndoshta një psikiatër nuk mjafton.

Next Post
Përmbytjet, Shqipëri-Turqi projekt për Vjosën dhe Bunën

Përmbytjet, Shqipëri-Turqi projekt për Vjosën dhe Bunën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

December 27, 2025
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

December 27, 2025
Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Po vendoste reklamë në tarracën e një mobilierie dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu. Procedohet..

December 27, 2025
Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

December 27, 2025
VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

December 27, 2025
Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

December 27, 2025
Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com