• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Të vras ty dhe mamin tënd nëse nuk lidhesh me mua’, lihet në burg shpërndarësi i picave

by Java News
05/04/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë me burg për një shpërndarës picash, I cili u arrestua shtatorin e kaluar pasi, ngacmonte e përndiqte një gjimnaziste. Ndaj shtetasit Klauden M, është vënë masa e sigurisë “arrest me Burg”, prej 3 vjet e 8 muaj, për ngacmim.

Sipas vendimit të Gjykatës, që disponohet nga “Panorama”, Klauden M. u njoh me gjimnazisten pasi kjo e fundit kishte porositur një picë në picerinë ku ai punonte. Më pas, i riu, i cili rezultoi se ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike, i ka kërkuar vajzës që të lidhej me të. Ajo nuk ka pranuar një gjë të tillë dhe aty nisi edhe përndjekja.

Klaudeni e kërcënonte vajzën se do ta vriste nëse ajo nuk lidhej me të. Madje, në një episod ai ka tentuar t’i futet me dhunë në shtëpi. Kanë qenë dy oficerë policie që kanë tentuar ta ndalin, por Klaudeni ka goditur njërin prej tyre në kokë, duke u larguar më pas nga vendngjarja. Por arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi ai u arrestua nga Policia dhe u vu nën akuzë për “përndjekje”, “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “kundërshtim me dhunë të forcave të rendit”.

NGJARJA

Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, gjimnazistja M.G. është përndjekur përreth një muaj nga i pandehuri. E dëmtuara ka shpjeguar në Prokurori se më të është njohur, teksa ka blerë një picë dhe pas kësaj ka kryer edhe një porosi tjetër. Klaudeni i ka thënë në porosinë e dytë se nuk i dëshironte paratë dhe ia kishte dhënë ato mbrapsht. Më pas, ai ka nisur të ndjekë gjimnazisten çdo ditë duke nisur edhe ta kërcënojë.

“Po nuk u bëre e imja, unë do të të vras”. Sipas vajzës, ai e telefononte çdo ditë dhe i kërkonte lidhje.

Kulmi arriti më 28.09.2017, kur rreth orës 15:00 i pandehuri ka telefonuar gjimnazisten, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Më pas ai i ka dërguar një SMS që të hapte telefonin dhe e ka telefonuar duke i thënë: “Do të vijë tani te shtëpia dhe do të të vras, ty dhe mamanë tënde. Nuk dua t’ia di për burg dhe nuk e kam problem që të bëj përsëri. Kam tre vëllezërit që do të bëjnë keq ty dhe mamasë tënde. Nuk ke zgjidhje tjetër, o të marr ty o s’ka”.

Sipas dosjes, Klaudeni është ngjitur në banesën e gjimnazistes dhe në atë moment nëna e saj ka telefonuar Policinë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy punonjës policie.

Njëri prej tyre ka kontaktuar me të dëmtuarën, ndërsa tjetri i ka zënë pritë të pandehurit te shkallët e pallatit. Mirëpo, Klauden M. e ka qëlluar punonjësin e policisë me një mjet të fortë në kokë dhe ka tentuar të largohet.

Por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi është arrestuar nga Policia pak metra më tutje. Prokuroria konkludon se, si pasojë e veprimeve të tij gjimnazistja dhe nëna e saj janë ndier të kërcënuara dhe të përndjekura./Panorama.al

Next Post
“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE”

Donald Lu: Ja pse e dashuroj Shqipërinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In