• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të vetmet “sekrete”, i kanë publikuar prokurorët!

by Mero Baze
22/10/2017 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dje në mbrëmje prokuroria shpërndau një mesazh për shtypin, në të cilin shprehte shqetësimin, se disa detaje nga takimi me dyer të mbyllura me deputetët, kishin dalë në shtyp. Bëhej fjalë për “kamionistin Saimir” dhe një police që ka pasur lidhje me Habilajn, për të cilën nuk u dhanë më shumë detaje.

Është korrekte që prokuroria të shprehë shqetësim për daljen e sekretit hetimor, në çdo rast, kur ajo ushtron procedimin penal ndaj dikujt. Dhe në këtë rast do të kishte kuptim që ajo të ishte e shqetësuar, nëse do të kishte prova inkriminuese dhe do të dilnin në publik.

Por standardi që ajo ka vendosur në këtë procedim penal, lidhur me ruajtjen e sekretit, është bastardizuar tërësisht së pari nga ajo.

Ky procedim penal zë fill nga kapja e rreth 4 tonëve drogë në Babicë, disa ditë më parë. Lajmin nuk e bëri publik as shtypi, as prokuroria, as policia, por Sali Berisha, i cili postoi dhe videon e ofruar nga prokurori i çështjes në vendngjarje.

Videoja realisht dëmtonte procedimin, pasi policia ishte në vendngjarje për të arrestuar autorët, disa prej të cilëve po i kërkon akoma.

Qytetari Sali Berisha nuk ka asnjë pasojë nga ky gjest që ka bërë ndaj hedhjes në erë të këtij procesi, pasi ka bërë publike provat e marra dhe ka lajmëruar publikisht aksionin, para policisë dhe prokurorisë.

Po t’i shtosh dhe faktin e cituar nga vetë policia, se videon e ka dhënë një prokuror i çështjes, atëhere i bie, që procedimi të nisë ndaj vetë prokurorëve të kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër, të ashtuquajturat “prova sekrete”, do të ishin vërtet e dëmshme të publikohehsin, nëse përbënin sekret hetimor, por gjithçka çfarë është publikuar nuk ka lidhje me sekretin hetimor.

Fakti që në bandën e Habilajve, është një Saimir që është shofer kamioni, është publikuar nga shtypi Italian para se të niste procedimi ndaj Tahirit këtu.

Dhe akoma më keq, fakti që një femër police konfirmon para prokurorëve, se Moisi Habilaj i ka thënë që është kushëri i Saimirit, është e pranuar nga Tahiri prej kohësh. E vetmja gjë e re në këtë histori, është se këta Habliajt edhe të dashurat i zinin duke përdorur emrin e Saimirit.

Shtypi e ka bërë publike këtë, jo si një argument se është provë sekrete, por si argument që prokuroria, nuk ka prova sekrete dhe se këto që i quan të tilla, janë banalitete.

E gjithë histeria e ngritur ndaj “prishjes” së hetimeve, është thjeshtë një alibi për të mbuluar mungesën e provave, dhe mbi të gjitha prishjen e këtij procesi qysh në fillim, kur “kryeprokurori Sali Berisha”, e nisi me publikim videosh nga vendngjarja dërguar nga “vartësit” e tij prokurorë.

Prandaj nëse dikush do të kërkojë një përgjegjshmëri në këtë proces, duhet ta kërkojë tek motivimi politik që i shtyu në një proces qesharak dhe që rrezikon të krijojë një precedent të keq, në mosndëshkimin e politikanëve të lidhur me krimin. Kjo mbi të gjitha, se “kryeprokurorit Berisha” dhe “vartësve” të tij, i intereson më shumë të ngjallin dëshpërim se drejtësia nuk do të funksionojë edhe pas Reformës, se sa të lënë atë të funksionojë.

Por pavarësisht kësaj, prej nesër nis procesi i Vetingut, dhe i pari që do t’i nënshtrohet këtij procesi është Adriatik Llalla. Ndoshta ky është rasti i fundit, që ai pati, për ta përdorur pushtetin që ka kundër drejtësisë. Tani është radha që drejtësia të veprojë kundër pushtetit të tij.

Next Post
Demarkacioni, “pretekst” për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës

BE eksperimenton sistemin e vizave online për Ballkanin Perëndimor, procedurat që ndryshojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In