• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të vërtetat që pritet të kthejë përmbys… “Marrja në Pyetje e Saddam Hussein”

by Java News
19/12/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një libër plot zbulime që do të përmbysë raportet e të vërtetave që janë thënë mbi Sadam Hussein pritet të publikohet në 27 Dhjetor. Titulli i librit është “Marrja në pyetje e Presidentit” dhe mban autorësinë e ish-hetuesit të CIA-s, Xhon Nikson. Ndër të tjera ai thekson në libër se pas marrjes në pyetje “diktatori brutal Saddam Hussein» përmbysi të gjitha përfundimet mbi të cilat u planifikua pushtimi i Irakut.

Sipas autorit u deshën dhjetë vjet nga ekzekutimi i Sadamit për t’u shkruajtur ky libër, ku përfshihet çdo gjë lidhur me fundin e ish-udhëheqësit irakien. Në faqet e librit paraqiten dokumenta që faktojnë se në bazë të dëshmisë së tij dhe hetimeve që u kryen, të gjitha ato për të cilat ishte akuzuar Sadam Huseisn dhe që motivuan ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak “ishin gënjeshtra”.

“Ishte 13 dhjetor 2003 dhe kisha 8 javë që isha në Irak  si hetues i CIA-s në përpjekje për të zbuluar vendndodhjen e Sadam Huseinit. Lufta për përmbysjen e regjimit vazhdonte prej nëntë muajsh, kur ata që ishin në kërkim të gjurmëve të Saddamit zbuluan pranë një fermë në qytetin e tij të Tikrit  një strehë të nëndheshme dhe një njeri me mjekër që banonte atje. Nga tatuazhet që  kishte në dorën e djathtë dhe në gjoks si dhe nga shenjat e një plage të vjetër plumbi në këmbën e majtë, arritën në përfundimin se kush ishte ai person. Dhe ai vete e pranoi” shkruan Nikson në librin e tij.

Xhon Nikson përshkruan momentin kur “në mesnatë, pas disa orë pritjeje, konvoji ishte gati. Komando me syze termike na drejtuan në një zonë ku qarkullimi ishte i ndaluar gjatë natës. Brenda ndërtesës ku shkuam mbizotëronte rrëmuja. Pas një momenti pritjeje një zyrtar i lartë më në fund tha: Ok djema, tani është rradha juaj. Papritmas u hap dera dhe unë  mora frymë thellë. Ja ku është. Ai ishte i ulur në një karrige metalike, i veshur me një petk të bardhë dhe një xhaketë ngjyrë blu. Nuk pata asnjë dyshim se ky njeri ishte karizmatik”-thotë Nikosn

Hetuesi i CIA-s shkruan se “ishte shumë mire që Sadami u kap, por tani ne duhet të arrinim në të vërtetën për regjimin e tij dhe për armët e shkatërrimit në masëm që ishin dhe shkaku i pushtimit amerikan. Përgjigja e tij ishte thuajse fyese për ne”.  “Iraku nuk është shtet terrorist. Nuk kemi patur marrëdhënie me Osama Bin Laden, nuk kemi patur armë të shkatërrimit në masë … dhe nuk kemi qenë kërcënim për fqinjët tanë.  George Bush mendonte se Iraku do të sulmonte babushin e tij dhe për këtë tha se kishim armë të shkatërrimit në masë. “- ishin fjalët e Sadam Husein.

Nikson thotë se e pyeti Sadamin  nëse kishte  përdorur armë kimike në qytetin kurd Halabja gjatë luftës mes Iranit dhe Irakut. “Doli nga vetja në atë moment”- shkruan Nikson. “Unë nuk ju kam frikë as ju dhe as Presidentin tuaj. Unë do të bëj gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin tim”.  “Më pas- thotë autori-m’u drejtua me sarkazëm duke më thënë: Unë nuk e kam marrë këtë vendim “. Hetuesi i CIA-s shkruan më tej se e pyeti  Sadamin nëse vuante nga dhimbjet e mesit dhe nëse kishte ndërprerë konsumimin e  mishit të kuq dhe cigares. Përgjigja ishte se “nuk e di nga i merrni informacionet, por i keni të gabuara”. Tha se tymoste katër cigare në ditë dhe se e pëlqente shumë mishin e kuq.

Nikson përshkruan në libër se Sadami gjithashtu mohoi çdo përfshirje në sulmin terrorist të 11 shtatorit. “Ja kush kanë qenë të përfshirë” tha ai. Lideri i bandës, Muhamedi Atta ishte nga Iraku? Jo. Ai ishte egjiptian. “Nga cilat vende kanë ardhur? Nga Arabia Saudite. Atëherë pse mendoni se kam gisht në sulmet e 11 shtatorit? ”

Gjatë marrjes në pyetje, shpeshherë Sadami shpërthente në të qeshura gëzimi shkruan Nikson. “Ju do të dështoni. Do ta kuptoni se nuk është kaq e lehtë të qeverisësh Irakun”- citohet t’u ketë thënë ai hetuesve. Dhe sipas Nikson historia e ka përligjur. “Por unë atëherë isha vërtet kurioz pse ai ndihej aq i ngazëllyer:” shkruan më tej ish-hetuesi i CIA-s

Kaluan shumë vite para  se t’i shpjegoja realitetin e Irakut ballë për ballë Presidentit Bush-shkruan Nissan. Sadami ishte gjykuar dhe ekzekutuar në vitin 2006. Në fund të vitit 2007 unë u thirra për t’i bërë një prezantim të detajuar presidentit George W. Bush në Zyrën Ovale.

“Çfarë lloj njeriu ishte Saddami?”-më  pyeti.

Unë i thashë se në fillim ishte agresiv dhe më pas bënte autosarkazëm për t’u ç’tensionuar. Presidenti gati sa nuk humbi durimin. Për të qetësuar presidentin Bush i shpjegova shpejt se Saddami i vërtetë ishte sarkastik, arrogant dhe sadist. Shkëmbeu një shikim me zv/presidentin Dick Cheney dhe duket se u pajtuan me sy. Teksa po largohesha ai më pyeti shaka: “A je i sigurt se Sadami nuk kishte përdorur kupat me qymyr?

Të gjithë qeshën, por unë ndjeva se ajo ishte një shaka e papërshtatshme. Amerika kishte humbur më shumë se 4 mijë ushtarë në Irak. Pas disa kohësh m’u kërkua të shkoja sërish në Shtëpinë e Bardhë Këtë herë, presidenti dukej i mërzitur dhe kërkoi informacion mbi klerikun shiit Muqtada al-Sadr, liderin e Ushtrisë së Irakut, Mahdi. Kjo nuk ishte parashikuar në axhendë

Duke u përpjekur të fitoja disa sekonda, i thashë: “E pra, kjo ishte pyetja prej 64 mijë dollarë”. Bush më shikoi dhe më  tha: “Pse nuk e bë pyetjen 74 mijë dollarë ose të paktën aq sa ke rrogën dhe  të përgjigjesh?”. Çfarë idioti-thashë me vete.

Nikson  vë në dukje se në biografinë e vitit 2010, Bush shkruajti. “Unë vendosa të mos kritikojë patriotët punëtorë të CIA-s për informacione të rreme në lidhje me Irakun”. Por ai vetëm atë bëri. Ai fajësoi CIA-n për çfarë shkoi keq dhe i quajti analizat e saj parashikime, pasi dëgjonte vetëm ato atë që ai donte.

“Nuk është qëllimi im të përcjell idenë se Sadami ishte i pafajshëm. Ai ishte një diktator i pamëshirshëm që e zhyti vendin e tij në kaos dhe gjakderdhje. Por mendimi se do të kishim një Sadam më të fortë që dhe të paangazhuar në kriza duket si ngushëllim në krahasim me përpjekjen e dështuar të njerëzve tanë dhe ngritjen e Shtetit Islamik, për të mos përmendur 2. 5 trillion dollarë që u shpenzuanpër të ndërtuar një Irak të ri”– thotë Nikson. (Respublca.al)

http://www.protothema.gr/world/article/638129/apokalupseis-kai-anatropes…

Next Post
Gjykata dënon me 1 vit e 8 muaj burg ish-ministrin Spiro Ksera

Apeli i ul dënimin ish ministrit (Spiro Ksera mer leje për të dalë nga burgu dhe shkon...)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In