• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli i ul dënimin ish ministrit (Spiro Ksera mer leje për të dalë nga burgu dhe shkon…)

by Java News
19/12/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit Tiranë ka zbutur dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë për Spiro Kserën, ishministrin e Punës e të Çështjeve Sociale, të akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
auto_spiro_ksera1482093397Përmes një vendimi të shpallur në 12 dhjetor 2016, një Kolegj i kryesuar nga gjyqtari Astrit Haxhalishi ka caktuar një dënim me 2 vjet burg për ish-ministrin, nga 2 vjet e 6 muaj të caktuar ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, në 15 shtator, raporton “Panorama”.

Nga ana tjetër, Apeli nuk ka prekur vendimin e Shkallës së Parë për sa i takon deklarimit fajtor të Kserës. “Lënien në fuqi të vendimit Nr.2780, datë 15.09.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me këtë ndryshim: Në bazë të nenit 135 e 25 të Kodit Penal, i pandehuri Spiro Foto Ksera të dënohet me 2 vjet burgim”, thuhej në dispozitivin e vendimit të Apelit.

Për shkak të zbatimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, Ksera përfitoi uljen e një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 16 muaj heqje lirie. Njëkohësisht Gjykata i hoqi të drejtën Kserës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Ksera u arrestua në 29 janar 2016 dhe u hetua e u gjykua në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Derisa vendimi merr formë të prerë në Apel, një ditë paraburgim llogaritet si 1.5 ditë vuajtje dënimi. Për këtë shkak, ish-ministri është në ditët e fundit të qëndrimit në qelitë e burgut të Fierit, ku është transferuar prej pak kohësh. Ndërkohë këto ditë ish-ministri është jashtë qelisë, pasi ka marrë një leje shpërblyese.

Një mik i tij publikoi dje një foto në “Facebook” me shënimin: “Miku im Spiro Ksera pranë familjes, e drejta shumë shpejt do dali”.

Nga ana tjetër, vendimi i Apeli la të pandryshuar deklarimin e fajshëm të tre ishvartësve të Kserës, të bashkëpandehurve Artevis Mene, Elda Kozaj dhe Elizabeta Dodbiba. Ata u dënuan me nga 10 muaj burg për akuzën e “falsifikimit”, ku për dy të fundit u pezullua dënimi me burg.

VJEDHJA

Sipas Prokurorisë, ish-ministri Spiro Ksera dhe disa ishvartës të tij janë përgjegjës për vjedhjen e 30 mijë lekëve të rinj, fonde të kësaj ministrie. Paratë e përvetësuara kanë qenë destinuar për pesë aktivitete kulturore dhe sociale për shtresat në nevojë gjatë vitit 2013.

Shkeljet janë vërejtur që në përzgjedhjen e fituesve të tenderit për organizimin e aktiviteteve nga një bashkim kompanish, që nuk kishte kapacitetet e nevojshme dhe deri te mbushja me dokumente fiktive të dosjeve të organizimit të aktiviteteve. Gjatë gjykimit Ksera mbajti qëndrim mohues dhe pretendoi se nuk ka asnjë lidhje me akuzën./a.k

Next Post
Kur Enca zbulon “pa dashje” gjoksin (VIDEO)

Enca blen shtëpi të re në një prej zonave më luksoze në Tiranë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com