• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 7, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Exlibris

Të ulesh mbi një thesar

Java News by Java News
26/01/2017 18:24
Të ulesh mbi një thesar
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet ta kishte zili një autor që do të donte të shkruante për jetën e tij, nëse do t’i blatohej nga fati ajo që i është dhënë Stefan Çapalikut. Një strukturë e tërë kujtimesh të zhdërvjellta familjare, ngërthyer me një kurorë lidhjesh ndërqytetëse me personazhe reale, që në librin e tij të fundit paraqiten këndshëm si në një film të neorealizmit. Është afër mendsh që me këtë material nuk ke nevojë të zbukurosh, të abstragosh apo të shpikësh. Personazhet janë, ngjarjet po ashtu, koha është interesante në kuptimin kinez (në fakt ajo e vetë Stefan Çapalikut se kap luftën), pasi shumë nga personazhet kanë lidhje me luftën. Stefani, autori, është rrëfimtari që kalon nga veta e parë në vetën e tretë në më të shumën e herës, por nga sytë e fëmijës, që rritet bashkë me subjektet e veta. Në fakt, kjo është edhe sfida, që të gjithë këtë madhësi ta përshtasë me sytë e fëmijës vetvetja. Çapaliku ia arrin, paçka se disa herë kalimi nga veta e parë në të tretën nuk është aq në rregull, pasi duhet ta mbaj në mendimin tonë në një regjistër, që atij i rrëshqet disi.

Kompozicioni i romanit është interesant dhe është i vetmi moment, ku autori është i disiplinuar si spartan me krijesën e tij. Janë tre ngjarje që i bëjnë përshtypje, që i kanë lënë mbresë, por edhe që me anë të të cilave ai zgjedh të bëjë projeksionet e tij në roman. Ndaj libri është i ngritur mbi tri pilastra. I pari fillon me përballjen e tij si fëmijë me burgun e dajës dhe mbyllet me letrën që kleriku Pjetër Meshkalla, shok i gjyshit i bën Mehmet Shehut, një nga aktet më të jashtëzakonshme të kurajës dhe të personalitetit në shekullin e shkuar. Pjesa e dytë është më gazmorja por edhe më e arrira për të kuptuar qasjen e qytetarit të thjeshtë të fund viteve ’60 me diktaturën. Ajo lidhet me ardhjen e një televizori në shtëpinë e tij, që asokohe është një nga aparatet e pakta të këtij lloji në qytet dhe ku përmes ngjarjeve para tij, emëtuar prej tij, e lidhur me të autori na përcjell pulsin e qytetit. Pjesa mbyllet me Zef Zorbën dhe si shkon ai për fëmijën, që i tregohet se të tilla zhvillime kanë jetë paralele. Atë që është jashtë dhe ajo që vjen nga ekrani. Epilogu i kësaj pjese shpjegohet mrekullisht nga Zef Zorba që i tregon paradoksin e kohës ku jeton. “Jeto pa u vënë re”!

Të ulesh mbi një thesarPjesa e tretë është fillimi i fundit të kësaj parodije sepse vjen zhurmuesi, që prish ëndrrat dhe të gjithë fillin që lidh historinë e shtëpisë së autorit nga ku mbarsen të gjitha historitë rreth tij. Tashmë gjërat nuk do jenë njësoj sepse një sfinks qëndron mbi të gjitha. Shtëpia fillon e braktiset. Regjimi ka futur turinjtë deri në ekran. Epilogu është vdekja e Enverit, kur për autorin përkon me çartjen e një të afërmi, që i kanë ikur sytë kur erdhi televizori dhe po i çelen tashmë që mbyllet me kohën përkuese kur vdes Enveri. Nga këtu buron dhe titulli i autorit, që është pak më i përshtatshëm, në mendimin tonë, për një dramë.

Romani lexohet menjëherë dhe është një homazh i bukur për Shkodrën, ndoshta nga më të bukurit e shkruar nga qytetarët e saj në vitet e fundit. Jo thjesht për rrokjen e temës së romanit, por për gjetjen e duhur të kontrapunktit, që autori e luan mirë falë një humori fin, që tek ai është shumë natyral. E përsërisim këtë element sepse nëse zymtësia e qëndrimeve të personazheve të tij, pakënaqësitë ndaj rrëgjimit do të ishin të pashoqëruar dhe me pjesën tjetër, atë të humorit, apo të mbijetesës me anë të çudirave: libri do të ishte një dështim i vërtetë. Do të veçoja këtë episod të bukur lirik: “Ka në botë mjaft qytete të bukura, të ndërtuara ndër vende të bukura; ka në botë shumë qytete të bukura, të ngritura ndër vende të shëmtuara; ka qytete të shëmtuara, të ndërtuara ndër vende të shëmtuara, por vështirë të gjesh një qytet më të shëmtuar, të ndërtuar në vendin më të bukur të botës sesa Shkodra.

Ajo, Shkodra pra, nuk është e shëmtuar po ta marrësh në vetvete, apo po të kesh mundësi e ta çosh në një vend tjetër. Përkundrazi. Ajo është e bukur, domethënë modestisht e bukur…Por çështja është se vendi në të cilin është ndërtuar është kaq i bukur, po kaq i bukur, saqë duhet të ishin mbledhur gjithë arkitektët e urbanistët më të mirë të botës, që të ndërtonin një qytet të denjë për të konkurruar peizazhin”…

Në fakt kjo diferencë në qytet nuk po kalohet, por për fat në arte, gjithnjë e më shumë Shkodra po mbush honet e të shkuarës. Ku Çapaliku është një nga të pakët (Ai ka vite që nuk jeton në qytet fizikisht), që ka meritën sepse ushqehet dhe përcjell art cilësor dhe këtë ka mundur ta tregojë edhe në këtë roman, në një gjini sfiduese për të. Është pak e vështirë ruajtja e regjistrit të romanit autobiografik me syrin e një fëmije, që autori i del disi nga dora dhe fëmija e tij rritet pa moshë. Ndërkohë, në mendimin tonë, mund të ishte pak më naiv. Nga ana tjetër kjo masë interesante që ka nuk e mban dot perceptimin e një fëmije dhe ndaj ai shndërrohet shpesh. Rrëfimi i autorit në këtë roman është gjithsesi interesant, pak i padisiplinuar disa herë, por me sa duket i duhuri për këtë thesar, që tashmë ai e ka nxjerrë. Bashkëqytetarët e tij në Shkodër, realisht, duhet të vlerësojnë më shumë se kushdo këtë kontribut të bukur dhe artistikisht të arrirë të autorit. (Javanews)

Titulli: Secili çmendet sipas mënyrës së vet

Autor: Stefan Çapaliku

Gjinia: Roman

Botimet: Fishta

Çmimi: 800Lek

Faqe: 192

 

Next Post
Strehimi gjatë luftës, hebrejtë falenderojnë Shqipërinë: Na u gjendët në kohë të vështira

Strehimi gjatë luftës, hebrejtë falenderojnë Shqipërinë: Na u gjendët në kohë të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Autori i librit për ‘Gërdecin’/ Gazetari amerikan: Shkëlzen Berisha takoi Diverolin, negocioi çmimin e fishekëve

Autori i librit për ‘Gërdecin’/ Gazetari amerikan: Shkëlzen Berisha takoi Diverolin, negocioi çmimin e fishekëve

February 7, 2023
Bilanc tragjik, mbi 6,300 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri, të paktën 30 mijë të plagosur

Bilanc tragjik, mbi 6,300 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri, të paktën 30 mijë të plagosur

February 7, 2023
VIDEO/ Spahiu, i ashpër ndaj Tabakut: Në nivelin e një parukiereje. E bëri Basha nënkryetare bashkie, pasi s’ka punuar asnjë ditë në jetën e saj

Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme

February 7, 2023
Zbulohet raporti sekret/ Më shumë se 2 milionë refugjatë pritet që të mësyjnë drejt Greqisë

Greqia dërgoi ndihma në Turqi! Mitsotakis: Mbështetja për Sirinë është më e ndërlikuar

February 7, 2023
VIDEO/ “E zbuluam nga ulërimat”, ndodh mrekullia nga ekipi shqiptar në Turqi, pas 31 orësh shpëtojnë 4-vjeçaren

VIDEO/ “E zbuluam nga ulërimat”, ndodh mrekullia nga ekipi shqiptar në Turqi, pas 31 orësh shpëtojnë 4-vjeçaren

February 7, 2023
Kadilli për ’11 shkurtin’ e Berishës: PS largohet me votë, jo me mentalitet bolshevik! McGonigal? Ramën e shoh…!

Kadilli për ’11 shkurtin’ e Berishës: PS largohet me votë, jo me mentalitet bolshevik! McGonigal? Ramën e shoh…!

February 7, 2023
Çifti transgjinor nga bëhet viral, ndërpresin terapinë hormonale për të sjellë në jetë fëmijën

Çifti transgjinor nga bëhet viral, ndërpresin terapinë hormonale për të sjellë në jetë fëmijën

February 7, 2023
Berisha e nisi fushatën në Surrel: A do i kthehen socialistët në Lalëz?

Berisha e nisi fushatën në Surrel: A do i kthehen socialistët në Lalëz?

February 7, 2023
Adoleshentja nga Lushnja plagos vëllain me thikë

Aksidenti tragjik në Tiranë/ E plagosura ndërron jetë në spital, e përplasi me makinë një 23 vjeçar

February 7, 2023
Publikimi i të dhënave, ironia e Lutfi Dervishit: Di gjë njeri kur publikohet lista me paratë në banka?! Apo AKSH s’ka bashkëpunim?

Chat GPT: Intervistë me makinën inteligjente

February 7, 2023
A parashikohen tërmetet? Sizmologu Ormeni: Vetëm brejtësit e ndjejnë disa sekonda para rënies. Shqipëria s`rrezikohet nga…!

A parashikohen tërmetet? Sizmologu Ormeni: Vetëm brejtësit e ndjejnë disa sekonda para rënies. Shqipëria s`rrezikohet nga…!

February 7, 2023
Rama publikon fotot: Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya

Rama publikon fotot: Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya

February 7, 2023
Tërmetet në Turqi, e mërkura shpallet ditë zie në Kosovë

Tërmetet në Turqi, e mërkura shpallet ditë zie në Kosovë

February 7, 2023
Felaj: Sajesat ligjore inkurajojnë dhunuesit

FAKSIMILE / Komision hetimor për ‘McGonigal’? Felaj: Deputetët e PD falsifikuan firmat, ishin jashtë vendit

February 7, 2023
“Krisu ti dhe ajo pu*ana jote”/  Amos degradoi në ofendime të rënda ndaj Kiarës, shoqja e ngushtë e moderatores: Kjo është “elita” e fjalori…?

“Krisu ti dhe ajo pu*ana jote”/ Amos degradoi në ofendime të rënda ndaj Kiarës, shoqja e ngushtë e moderatores: Kjo është “elita” e fjalori…?

February 7, 2023
VIDEO/ Gazetari, pyetje Berishës: Doktor, pyet pak kunatën tënde Vjollca se kush janë ortakët e Duçkës

Skenari makabër me tre faza, për të shkatërruar Sali Berishën!

February 7, 2023
FOTOT/ Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon! Do strehohen 996 familje

FOTOT/ Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon! Do strehohen 996 familje

February 7, 2023
Defekti në ashensorin e pallatit në Tiranë, ISHMT: Nuk rezulton i regjistruar!

Defekti në ashensorin e pallatit në Tiranë, ISHMT: Nuk rezulton i regjistruar!

February 7, 2023
Alarmohet Shkupi, raportohet sërish për bomba të vendosura në 33 shkolla

Alarmohet Shkupi, raportohet sërish për bomba të vendosura në 33 shkolla

February 7, 2023
38-vjeçari i dehur në timon aksidenton një mjet tjetër

23-vjeçari përplas me makinë një grua në Tiranë

February 7, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com