Fotografja Ivette Ivens ka realizuar një set fotografik me nëna që ushqejnë me gji fëmijët e tyre. Ideja e këtij seti është të sfidojë paragjykimet lidhur me ushqyerjen me gji në publik.
Kohët e fundit ka pasur shumë diskutime me këtë temë, sidomos pas faktit që FB censuroi disa foto të tilla. Ushqyerja me gji është ende një tabu në shumë vende.
Por Ivette, një nënë 25-vjeçare që ka dy fëmijë thotë se kjo është gjëja më normale në botë, shkruan express.
Lituanezja e lindur në Çikago thotë se njerëzit nuk duhet të paragjykojnë më nënat, për një ndër proceset më të natyrshme në jetë. javanews. a.k