Prestigjiozia Sky News ka vizituar një strehë kafshësh pranë Kievit. Kjo strehë qëndron e hapur pavarësisht se rreziku i goditjes nga raketat ruse është i lartë.
Menaxheri i strehës, i cili sfidon raketat ruse për t’u kujdesur për 600 qen dhe mace thotë se puna e tyre është të sigurojnë një jetë sa më të mirë për kafshët.
Menaxheri Hostomel Shelter: Ne nuk kemi mundësi që të llogarisim se sa raketa janë në qiell nga anë të ndryshme. Dhe ishin qindra në ditë. Puna jonë e çdo ditë është që të sigurojmë një jetë të mirë për kafshët tonë. Disa qen këtu kanë ngordhur si pasojë e bombardimeve.
/a.r











