Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje dyshohet se është përdorur armë zjarri, e tipit kallashnikov.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe të shkaqeve të incidentit.
Pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për të konfirmuar viktimën dhe detajet e ngjarjes.
Shënim: Të dhënat janë paraprake dhe mund të ndryshojnë











