Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Sebinkarahisar, në provincën Giresun. Dhëndri 23-vjeçar, i identifikuar si Ali K., u plagos ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij po shoqëroheshin drejt shtëpisë pas përfundimit të ceremonisë martesore.
Më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve.
Dyshohet se të shtënat u kryen nga një e afërme e nuses.
Forcat e sigurisë kanë ndaluar gruan e dyshuar, ndërkohë që në oborrin e saj janë gjetur dy armë zjarri pa leje. Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen.
Të shtënat festive gjatë dasmave janë një fenomen i zakonshëm në rajonin e Detit të Zi në Turqi, shpeshherë me pasoja tragjike.
Autoritetet turke kanë bërë thirrje të përsëritura për ndërprerjen e kësaj praktike të rrezikshme, e cila po shndërrohet gjithnjë e më shpesh në tragjedi familjare.











