• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

by Os De
24/12/2025 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përqendrimi i shpenzimeve publike në muajin dhjetor me gati një të katërtën e buxhetit është shndërruar në problem kronik.

Të dhënat e sotshme nga Ministria e Financave tregojnë se në përfundim të 11 mujorit shpenzimet buxhetor arritën në 638,6 miliardë lekë ose 77% e totalit vjetor. Në muajin dhjetor mbeten për tu shpenzuar 193 miliardë lekë ose rreth 2 miliardë që janë sa 23.5% e buxhetit total të këtij viti.

Bie ritmi i grumbullimit të të ardhurave

Në nëntor u grumbulluan 59,5 miliardë lekë me rritje vjetore 4% duke shfaqur ngadalësim. Për periudhën janar-nëntor 2025 të ardhurat totale arritën në rreth 687.7 miliardë lekë, një realizim në masën 99% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 39.7 miliardë lekë më shumë ose 6.1% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën janar-nëntor 2025, janë në shumën 453.2 miliardë lekë, 36.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose 8.8% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën janar-nëntor 2025, u realizuan në vlerën 218.2 miliardë lekë, 9.2 miliardë lekë ose 4.4% më shumë se janar-nëntori i vitit 2024, një realizim në masën 98.8% të planit të periudhës për të ardhurat doganore për vitin 2025.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën janar-nëntor 2025, janë 144.2 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 2.7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën janar-nëntor 2025, janë realizuar në shumën 63.6 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën janar-nëntor 2025, janë në shumën 1.8 miliardë lekë, një realizim prej 95.7% kundrejt planit të periudhës janar-nëntor 2025.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën janar-nëntor 2025, janë në vlerën 8.6 miliardë lekë, 455 milionë lekë ose 5.6% më shumë se janar-nëntori i vitit 2024.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën janar-nëntor 2025, u realizuan në shumën 235 miliardë lekë, 27.5 miliardë lekë ose 13.3% më shumë se janar-nëntori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.9 miliardë lekë ose 0.8% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 63.6 miliardë lekë, 8.9 miliardë lekë ose 16.3% më shumë se periudha janar-nëntor 2024, dhe me realizim në shumën prej 2.3 miliardë lekë ose 3.7% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna për periudhën janar-nëntor 2025 janë në shumën 22.4 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 52.7 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë, ose 3% më shumë se periudha janar-nëntor 2024.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën janar-nëntor 2025, janë në shumën 75.9 miliardë lekë, 15.8 miliardë lekë ose 26.2% më shumë se periudha janar-nëntor 2024, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 0.8% më shumë se plani i periudhës janar-nëntor 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën janar-nëntor 2025, u realizuan në shumën 42.7 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 3.2% më shumë se janar-nëntori i vitit 2024, si dhe me realizimin në shumën 917 milionë lekë ose 2.2% më shumë se plani i periudhës.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për periudhën janar-nëntor 2025, u realizuan në shumën 163.4 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 11.4% më shumë se periudha e vitit 2024, si dhe me realizim prej 100.5% të planit të periudhës.

Shpenzimet, një e pesta e buxhetit në dhjetor

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 638.6 miliardë lekë me një realizim në masën rreth 91% e planit të periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar rreth 11% më i lartë ose rreth 62.2 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 11 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 77.4% të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 76.8% e planit vjetor sipas Aktit Normativ Nr. 10, datë 08.10.2025.

Shpenzimet korente, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 561 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9.5% më i lartë ose rreth 48.5 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korente u realizuan në rreth 96% të planit vjetor.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 76.6 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 20% më i lartë ose rreth 12.8 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale u realizuan në rreth 65.2% të planit vjetor./ Monitor

Next Post
“Nuk bashkëpunojmë me Arlindin, se është ekstremist!”/ Qori refuzon PD: Garojmë veç, nuk na lidh gjë me hajdutët!

Arlind Qori: Do të vazhdojmë protestat! Nuk bashkëpunojmë me Berishën dhe Lapajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa, destinacioni kryesor turistik në botë! Ja ku po qëndrojnë më gjatë të huajt

Evropa, destinacioni kryesor turistik në botë! Ja ku po qëndrojnë më gjatë të huajt

May 17, 2026
Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”

Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”

May 17, 2026
Si u shfaq Ebola për herë të parë dhe pse vazhdon të rikthehet

Si u shfaq Ebola për herë të parë dhe pse vazhdon të rikthehet

May 17, 2026
Ukraina nis sulmin më të madh ndaj Moskës, Rusia kundërpërgjigjet me 287 sulme ajrore

Ukraina nis sulmin më të madh ndaj Moskës, Rusia kundërpërgjigjet me 287 sulme ajrore

May 17, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

“Terminal, Vini re!” mbyll Javën e Europës, Gonzato: Shqiptarët po kontribuojnë në vend

May 17, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Netanyahu paralajmëron tensione me Iranin, sot bisedë me Trump, Izraeli “gati për çdo skenar”

May 17, 2026
“Shqipja është identiteti ynë”, Bebe Rexha ngre zërin për shqiptarët në RMV

“Shqipja është identiteti ynë”, Bebe Rexha ngre zërin për shqiptarët në RMV

May 17, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Një mikro-analizë e kursit të shkëmbimit valutor

May 17, 2026
Nga argjendaria e Kamzës u grabitën rreth 900 mijë lekë bizhu, del foto e autorëve

Nga argjendaria e Kamzës u grabitën rreth 900 mijë lekë bizhu, del foto e autorëve

May 17, 2026
Lëvizje e fortë në Palestinë, djali i Abbasit futet në elitën drejtuese të Fatah-ut

Lëvizje e fortë në Palestinë, djali i Abbasit futet në elitën drejtuese të Fatah-ut

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In