• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të shtegtojmë drejt dijes!

by Enver Robelli
24/02/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e vdekjes së teologut islam, publicistit dhe përkthyesit Qemajl Morina, i cili na e solli edhe një pjesë të rëndësishme të letërsisë arabe në gjuhën shqipe.

Nga Enver Robelli

Qemajl Morina ishte njëri prej dijetarëve islamë të Kosovës që nuk fliste pandërprerë vetëm për botën e përtejme. Teologët e dobët flasin vetëm për parajsën, për përkushtimin ndaj zotit, për lutjet – dhe botën e këndejme e shohin vetëm si stacion transitor. Kur lexova lajmin për vdekjen e Qemajl Morinës në moshën 68-vjeçare m’u kujtua Taib Salihu (al-Tayyip Salih). Morinës i takon një meritë e madhe: në vitin 2010 ai përktheu nga arabishtja romanin «Koha e shpërnguljes në veri» të shkrimtarit sudanez Taib Salih (botimet Koha, Prishtinë).

Nga Akademia Arabe e Letërsisë me seli në Damask kjo vepër në vitin 2001 është shpallur si romani më i rëndësishëm arab i shekullit ’20. «Koha e shpërnguljes në veri» u botua për herë të parë në vitin 1966, pastaj u përkthye në shumë gjuhë të botës. Përkthimi i kësaj vepre shpalos edhe kureshtjen e madhe prej dijetari të Qemajl Morinës, një kureshtje që tejkalonte kufijtë fetarë.

Nëse Joseph Conradi me romanin e tij «Zemra e errësirës» shkroi – duke u bazuar në udhëtimin e tij në Kongo – një vepër mbi humnerat e njerëzimit, Taib Salihu u kundërpërgjigj me «Koha e shpërnguljes në veri». Këtu Salih merret me anët e skëterrshme të kolonializmit. Në një fshat buzë lumit Nil jeton Mustafa Saidi, një burrë i bukur 50-vjeçar, të cilin të gjithë e njohin si «i huaji». Biografinë e tij nuk e njeh askush, por me kalimin e kohës atë e pranojnë në fshat dhe vlerësimi për të rritet kur ai martohet me një grua lokale. Një ditë Mustafa Saidi vendosi t’ia besojë krejt historinë e tij një djali që sapo kishte mbaruar studimet në Angli.

Mustafa Saidi rrëfen rrugëtimin e tij nga Sudani në Kajro dhe tutje në Londër, ku karrierën e tij e shënuan sukseset akademike, një martesë e dështuar, shumë aventura erotike, të cilat përfundojnë tragjikisht. Në këtë roman – përmes dy burrave që kanë jetuar në Perëndim – pasqyrohen bota islame dhe ajo perëndimore, me të gjitha konfliktet që e shoqërojnë dhe që në dy dekadat e fundit janë bërë akute. Taib Salihu u lind në vitin 1929 në veri të Sudanit. Pas studimeve në Kartum shkoi në Londër, kur punoi për BBC. Më vonë ishte zyrtar i lartë në ministrinë e Informacionit në Katar, pastaj këshilltar në UNESCO.

Sudani për botën shqiptare një terra incognita, një mikrokozmos i panjohur, një fusnotë e historisë koloniale të Britanisë së Madhe. Në fillim të viteve ’70 Qemajl Morina braktisi vendlindjen e tij, Hodonovcin e Kamenicës, ku kishte lindur më 1951, dhe Prishtinën, ku kishte mbaruar medresenë, dhe vijoi studimet për filologji në «Um Duruman Islamic University» në Um Duruman, një qytet afër Kartumit, kryeqytetit të Sudanit. Morina qëndroi në Afrikën veriore deri në vitin 1989 – pas studimeve pasuniversitare në Kajro punoi si sekretar dhe përkthyes në Ministrinë e Shëndetësisë të Libisë.

Që nga vitet ’90 ai dha kontributin e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës – si studiues, përkthyes, hulumtues, kryeredaktor revistash fetare, profesor i Fakultetit të Studimeve Islame si ligjërues i gjuhës arabe, kolumnist i gazetës «Zëri», përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës në dialogun ndërfetar mes «Islamit dhe Krishterimit» gjatë viteve 1998-2013. Qemajl Morina është autor i këtyre veprave me vlerë: «Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881)», «Hoxhë Kadri Prishtina – mendimtar islam», «Glosari i nocioneve fetare (islame, ortodokse, katolike dhe çifute».

Qemajl Morina i përkiste brezit të teologëve islamë të Kosovës që atdheun nuk e shihnin si më pak të çmueshëm se fenë. Jo rastësisht ai bëri karrierë sidomos në kohën kur Bashkësia Islame e Kosovës drejtohej nga Rexhep Boja, i cili në fund të karrierës së tij u vu në shërbim të Kosovës edhe si diplomat. Tani kohërat kanë ndryshuar.

Ekranet televizive të Kosovës janë pushtuar nga hoxhallarë-kusarë, të cilët trajtojnë tema banale. Të shpresojmë se rrugën e Qemajl Morinës do ta vazhdojë i biri i tij, Fuad Morina, një njohës i shkëlqyer i gjuhës arabe dhe tani diplomat i Kosovës.

Next Post
Vaqarr/Pyllit Orbital i shtohen 10 mijë fidanë pishe

Vaqarr/Pyllit Orbital i shtohen 10 mijë fidanë pishe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In