Të shpallur në kërkim për trafikim qeniesh njerëzore dhe vjedhje/ Pranga në Kakavijë gruas shqiptare dhe një 34-vjeçari

Kapen në kufirin greko-shqiptar dy shqiptarë të kërkuar. Në pranga kanë rënë një 34-vjeçar dhe një 43-vjeçare.

Arrestimi i tyre është bërë në Follorinë pas një bashkëpunimi të policisë me sektorin e verifikimit të pasaportave në Kakavijë.

Sakaq, është arrestuar një shqiptar 34-vjeçar, i kërkuar me dy urdhra arresti të Prokurorisë Kalavrita për vjedhje në bashkëpunim, grabitje në bashkëpunim dhe trafik droge.

Po ashtu është arrestuar edhe një grua 43-vjeçe, me urdhër arresti të Prokurorisë së Athinës për bashkëpunim në trafikim të qenieve njerëzore. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com