• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të shkarkohet”/ Beqiri: Meta nuk përfaqëson unitetin e shqiptarëve! Vendimi për Tahirin i rrezikshëm

by
07/02/2022 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri tha për Report Tv se Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, duke mos përfaqësuar unitetin e shqiptarëve që është edhe detyra e tij më themelore, ndërsa shtoi se meriton të shkarkohet.

Ai tha se shqiptarët ndihen të turpëruar dhe se de facto ne nuk e kemi presidentin. Avokati me tone të ashpra kujtoi koalicionin “Berisha-LSI”,  duke thënë se është e papranueshme që Meta të bëjë veprime të tilla politike, në një kohë kur është ende “i veshur me kosutumin” e kryetarit të shtetit.

 “Ilir Meta shkeljen kushtetutën, konkretisht nenin 86, ai  nuk përfaqëson unitetin e shqiptarëve. Qytetari i parë i vendit, nuk mund të sillet si qytetari i fundit i vendit. Gjykata Kushtetuese duhet ta shkarkoi! Realisht shqiptarët sot janë të gjithë të turpëruar! Ne si shqiptarë jemi shumë të goditur sepse nuk e kemi de facto presidentin! Kemi një president të papërgjegjshëm, që flet përçartë, që në çdo veprim bashkohet me një forcë politike. Si mund të bashkohesh në një koalicion, kur ende e ke xhaketën e kryetarit të shtetit. Nga ana tjetër edhe etika e tij është jashtëzakonisht e rëndë dhe mbi të gjitha ti duhet të jesh njeriu më i ndjeshëm për atë që do shpirti i popullit shqiptar. Të kthesh SHBA armik të popullit siç i ka cilësuar Meta, do të thotë se e ke humbur të gjitha të drejtat për të qenë presidenti vendit tonë.”, tha ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në emisioni “Sot Live në Shqipëri” lidhur me procedurat ligjore që ka ndjekur Gjykata Kushtetuese, ai tha se gjithçka është bërë në kuadrin ligjor, ndërsa shtoi se vendimi që do të merret do të shërbejë si precedent për të ardhmen.

“Në fakt është një vendim i rëndësishëm, në radhë të parë sepse në 110 vite, në shtetin shqiptar nuk ka ndodhur asnjëherë që kuvendi të shkarkojë presidentin dhe me pas të vendosi gjykata. Është vendim shumë i ndjeshëm dhe shumë i përgjegjshëm, sepse ky është një precedent që do të krijohet  dhe do të shërbejë edhe në të ardhmen. Këtu qëndron edhe përgjegjshmëria që ka Gjykata Kushtetuese. Duhet të jetë shterues si vendin, por edhe për të definuar çfarë mund të quhet shkelje e rëndë e kushtetutës.

Unë i kam ndjekur edhe seancat, ka korrektese nga pikëpamje procedurale, i ka dhënë mundësinë palëve të shprehen dhe paraqesin prova dhe për t’u përgatitur për përgjigjet. Ka marr edhe kohën e duhur për pikëpyetje që ka pasur vetë trupa gjykuese. I ka ardhur fundi si proces, tani palët do të japin konkluzionet  dhe më pas do të merret vendimi. Nëse do të isha unë gjykatës, do të tregoja maturinë e lartë , por gjithmonë do ta shikojë me nenin kryesor të kushtetues. Neni 86 thotë se çfarë është presidenti, kryetar shteti dhe përfaqësues i unitetin të popullit!”, tha ai.

Beqiri tha se mosshkarkimin e Metës, do ta shihte si vendimmarrje me tifozllëk partish dhe interesash. Duke përforcuar në këtë mënyrë sërish mendimin e tij se presidenti aktual duhet të shkarkohet nga detyra.

“Nëse nuk shkarkohet, atëherë shoh brenda në vendimmarrje një tifozllëk partish dhe interesash! Meqë ai më vuri këtu dhe më zgjodhi.”, shtoi ai.

Lidhur me dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri avokati tha se koha  e pandëshkueshmerisë ka mbaruar, por megjithatë “shërbimi i provës” në këtë rast do të ishte më i frytshëm sesa burgu. Ai gjithashtu me fjalët e tij “ndëshkoi” në një farë mënyrë edhe SPAK. Pse kjo? SPAK akuzoi Tahirin për trafik ndërkombëtar droge, përfshirje në grupe kriminale dhe shpërdorim detyre, por gjykata e vlerësoi vetëm si “shpërdorim detyre”. Kjo dop të thotë sipas tij se SPAK ka gabuar dhe kjo duhet analizuar.

“Periudhës së pandëshkueshmerisë, po i vjen fundi! Për ta sqaruar Tahiri nuk është ndëshkuar për kanabizimin e Shqipërisë! Ai është gjykuar dhe ndëshkuar për një dosje e cila është hapur fillimisht në Itali. Pasi u arrestuan disa shqiptarë, doli edhe emrin i Tahirit. Ai është dënuar për shpërdorim detyre. Vendimi, pati një disakordncë midis SPAK dhe gjykatës. SPAK e akuzoi edhe për grup të strukturuar edhe për trafik ndërkombëtar, plus shpërdorim detyre. Gjykata e la vetëm shpërdorim detyre. SPAK ka gabuar, duket ta analizoi këtë. Pse ky zell nga ana e tyre ? SPAK duhet të ketë profesionalizëm të lartë! Vlerësoj që dënimi duhet të jepej me kusht, të zbatohej neni 59, me shërbim prove. E shoh nga këndvështrimi gjyqtarit. Kur kam të bëjë me një person të tillë, për shpërdorim detyre. Kushti jepet te ky rasti konkret. Tahiri i shkau këmba në një moment se kishte sukses si ministër, ai nuk ka rrezikshmëri shoqërore. Ky vendim është mistrecllëk. Është vendim i rrezikshëm. Nuk është i drejtë. Është precedent, që kur te duan të marrin më qaf herë të falin . Nuk është vetëm burgu që rregullon punët në këtë vend, përkundrazi e acaron situatën.”, tha ai.

/b.h

Next Post
VIDEO: Një tjetër e papritur në Big Brother Vip, dy banorët puthen në buzë!

VIDEO: Një tjetër e papritur në Big Brother Vip, dy banorët puthen në buzë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com