• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të shijshme e të rrezikshme, gjashtë ushqimet që na ngrenë tensionin

by Java News
12/12/2016 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faktorët që ndikojnë negativisht në shëndetin e arterieve dhe zemrës sonë nuk janë vetëm stresi, një stil jetese jokorrekt, sedentarizmi, por edhe ajo që ne hamë. Dhe shpesh, edhe pse mundohemi të tregohemi të kujdesshëm, konsumojmë ushqime që përmbajnë sasi shumë të lartë kripe.

Ushqimet që mund të shkaktojnë probleme, si për shembull hipertension, janë të shumta, por ekspertët zbulojnë 6 më të përhapurat dhe më të konsumuarat. Sipas ekspertëve kardiologë, janë disa elementë që mund të konsiderohen si burimi kryesor i kripës në dietën tonë.

Për më tepër, kripa është cilësuar si një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të qarkullimit të gjakut që rrit rrezikun e atakut kardiak dhe iktusit. Sasia e kripës, sipas rekomandimeve është fiksuar në jo më shumë se 2.300 miligramë në ditë. Por, për të qenë më të shëndetshëm nuk duhet t’i kalojë 1.500 miligramët. Më poshtë do t’ju tregojmë 6 ushqimet armike të hipertensionit, të cilat përmbajnë sasi të mëdha kripe.

BUKA
Buka mund të mos duket shumë e kripur, por pikërisht një fetë bukë mund të përmbajë deri në 230 mg, çka do të thotë rreth 15 për qind e sasisë ditore të rekomanduar.

MISHI I KONSERVUAR
Produktet me bazë mishi të konservuar, siç janë sallamet dhe proshutat, përmbajnë një sasi shumë të lartë kripe. Kjo sepse ndihmojnë konservimin dhe ruajtjen e tyre sa më gjatë. Mes produkteve të ndryshme, mishi i bardhë në kuti mund të përmbajë deri në 1.050 mg kripë, një përqindje shumë e lartë.

PULA E NGRIRË
Produktet me bazë mishin e ngrirë të pulës mund të përmbajnë sasi të ndryshme kripe, në bazë të vetëpërgatitjes. Krahët apo kofshët e pulës të skuqura që tregtohen nëpër fast-food-e, mund të përmbajnë secila rreth 600 mg kripë.

SANDUIÇI
Paninet që përdoren për hamburger, për shembull, janë më të këqijat. Sepse jo vetëm që janë vetë të kripura, por në përgjithësi mbushen me mish të konservuar dhe produkte të tjera, të gjitha shumë të pasura me kripë. Në përgjithësi një panine mund të përmbajë deri në 1.500 miligramë kripë.

PICA
Fetat klasike të picës, në dukje të “pafajshme”, që askush nuk ngurron t’i gëlltisë me një frymë gjatë pushimit në punë, mund të përmbajnë deri në 760 mg kripë, shoqëruar kjo nga një përqindje e lartë yndyre dhe kalorish.

SUPA
Edhe supat, sidomos kutitë që gjenden gjysmë të gatshme në supermarket, mund të jenë shumë të pasura me kripë. Një racion i tyre, mund të përmbajë deri në 940 mg kripë. Me pak fjalë, përveç ushqimeve që dihen që duhen eliminuar, sidomos nga personat me tension të lartë të gjakut, burimet e kripës mund të jenë edhe ushqimet që deri më tani nuk ishin marrë në konsideratë. Kështu, pa e kuptuar fare mund ta gjesh veten me probleme kardiovaskulare e ndoshta duke menduar se je duke ndjekur një dietë korrekte.
BW/d.i.

Next Post
Ish-kryeministri Meksi replikon për akuzat se ka qenë shërbëtor i Berishës

Aleksandër Meksi "replikon" me Berishën: Gëzuar 12 dhjetorin ditën e themelimit të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të huajt vijnë në Shqipëri se është lirë, por 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin

“Shqiptarët, jo të vëmendshëm ndaj shëndetit oral”, stomatologët: Kariesi dhe dhëmbët e prishur, rastet më të shpeshta

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“PD, shërbyese e familjes Berisha”/ Elezi: E kanë braktisur mbi 200 mijë votues, opozita në regres

December 26, 2025
Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com