• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të rriten rrogat e punëtorëve”/ Braçe: Pagë minimale 40 mijë lekë, kjo është çështje e PS

by
23/09/2021 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka ngritur zërin sot për situatën në të cilën punojnë qytetarë në shumë sektorë në vend, duke kërkuar rroga më të larta për ta dhe kushte më të mira pune. Me një postim në Facebook, Braçe thotë se punëtorët po largohen për shkak se nuk vlerësohen siç duhet, teksa thotë se pandemia nxori në pah edhe më shumë padrejtësi, pabarazi e informalitet në treg.

“Punëtorë kërkoni? Rritini rrogat dhe do i keni! Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre! Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo; mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj. Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës! Kush ankohet se nuk gjen punëtorë, të rrisë rrogat e tyre dhe do i ketë! Në tremujorin e dytë të këtij viti, paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë”, shkruan Braçe.

Sipas Braçes, Shumica e punëtorëve në sektorë të tjerë si bujqësi, ndërtim, tregti e transport, kanë një rrogë edhe më të vogël se mesatarja mujore. Ai shkruan se më problem akoma është fakti se tatimi progresiv mbi rrogat nis që me rrogën 30. 001 leke

“Shumica dërrmuese e punëtorëve në sektorët me punësim masiv, bujqësi, industri, ndërtim, tregti, transport, shërbime hotelerie e ushqimi, kanë një rrogë më të vogël se rroga mesatare mujore; më e keqja, edhe sipas grup profesioneve, përsëri në secilin prej sektorëve, punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore: bujqësia paguan një rrogë mesatare mujore prej 35. 887 leke, industria 48. 093 leke, ndërtimi 42. 505 leke, tregtia, transporti, shërbimet etj 43. 034 leke. Më e keqja akoma është se tatimi progresiv mbi rrogat nis që me rrogën 30. 001 leke. Më e keqja fare është se këto rroga paguhen edhe në sektorë me norma fitimi të larta siç ndërtimi, me çmime në rritje dhe jo për shkak të punëtoreve! Ditë më parë, me hyrjen e masave të reja ne kufij, dëgjova punëtoret shqiptarë në sektorin e ndërtimit në Malin e Zi se paguheshin me 20 euro/dita. Shiheni me sa paguhet i njëjti punëtor këtu; ndaj nuk gjeni punëtorë. Rritini rrogat, përmirësojini kushtet e punës!”, shkruan Braçe.

Ai bën thirrje më tej që rroga minimale të rritet në 40 mijë lekë dhe se sipa sitj, kjo është çështja e PS.

“Ne duhet të rrisim rrogën minimale, të vendosim nivelin e ri minimal të tatueshëm e shkallët e reja të tatimit progresiv për të mbrojtur punëtorët dhe shtresën e mesme; 40 mije leke dhe tani! Kjo është çështje e PSSH”, përfundon shkrimin  e tij Braçe.

/b.h

Next Post
Lufta kundër terrorizmit dhe krimit kibernetik/ Ambasada e ShBA-ve i dhuron Policisë së Shtetit pajisje hetimi me vlerë 100 mijë dollarë

Lufta kundër terrorizmit dhe krimit kibernetik/ Ambasada e ShBA-ve i dhuron Policisë së Shtetit pajisje hetimi me vlerë 100 mijë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

June 30, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër?

June 30, 2026
Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

June 30, 2026
GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

June 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Korrik 2026

June 30, 2026
Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

June 30, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

June 30, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

June 30, 2026
Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In