• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rinjtë e “plakur” të PD

by Artur Ajazi
03/10/2022 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Mbaroi edhe “fushata” për të zgjedhur (në fakt ishte emëruar me kohë nga Doktori) kryetarin e ri të FRPD-së. Ishte apo nuk ishte fushatë, këtë e tregoi dita kur u mbajtën votimet. U votua, emri dhe njeriu që donte Doktori. Pse, si, qysh, tek, atë e di ai. Rëndësi ka që, kryetar i ri i FRPD-së dhe do të jetë emri që vendosi Doktori. Sërish kjo parti, nuk u shkëput nga ndikimi i tij. Sërish srtuktura dhe forumi i të rinjve “të plakur” nuk do të shkëputet nga ndikimi i kryetarit dhe ish-liderit të përjetshëm.

Se si u votua, dhe u numuruan votat, ajo dihet. Në atë parti, votohet, numurohet, dhe shpallet “fituesi” që do Doktori. Edhe sikur me “brirë” qofsh ti, sërish nuk fiton. Në disa degë kishte ditë që ishte nisur “shifra sekrete” me kodin e saj, dhe dihej se si do të votohej, kush do të votonte, dhe për cilin do të votonte. Edhe ky forum, që mendohej se do të sillte një frymë të re, që mendohej se do të detyronte kryesinë e plakur të hiqte dorë nga marrëzia e saj 32 vjeçare, nuk doli nga rreshti. Prej nga sot, edhe FRPD, do ti rreshtohet ish-liderit, do të thërrasë për kryetarit historik, dhe do të kërkojë ‘zgjedhje të reja, rrëzimin e qeverisë Rama”. Ku ishe, asgjëkundi, çfarë bërë, asgjësendi-thotë populli. Edhe për 2 apo 3 dekada të tjera Partia Demokratike, ka vendosur të mbetet në “klasë”, dhe ndoshta edhe për nja 2-3 mandate të tjera qeverisëse në opozitë.

Të duash kryetarin, nuk ka asgjë të keqe. Të duash partinë, sërish nuk ka asgjë të keqe. Por të mos duash të ardhmen tënde politike dhe jetësore, kjo natyrisht është lajthitje në kufijtë e çoroditjes masive. FRPD, mbahet mend në fakt, jo si një forum impulsiv, jo si një strukturë aktive e asaj partie. Ajo ka qenë dhe ka mbetur si një shtojcë (ndoshta edhe e panevojshme) e partisë së kryetarit historik. FRPD, dhe zgjedhjet e reja, humbën shansin të tregtojnë se janë ndryshe nga kasta e vjetëruar e partisë, dhe treguan se janë “ushtarë besnikë të saj”. Kritikuan Bashën se “ka shkatërruar FRPD”, por në fakt me zgjedhjet tipike berishiane, ata treguan se janë dhe mbeten struktura më inaktive e asaj partie.

Zgjedhja e kryetarit të ri, ishte një show bajat, që u mbylli gojën edhe atyre të rinjve, që dikur shpreheshin se “nuk do të tolerojmë të na imponohet kryesia e partisë”. Ata prej sot janë vegla qorre të kryetarit historik, dhe do ti binden atij edhe në gjumë. FRPD, nuk mund të ishte ndryshe nga Forumi Gruas së Partisë Demokratike, apo forume të tjera, të cilat bënë “zgjedhje të reja”, pas ardhjes triumfuese në seli të ish-liderit historik. Ta gëzoni ish-liderin, ju të rinjtë e “plakur” të Partisë Demokratike….

Next Post
Konspiracioni: 3 shtete ballkanike nën sulmin e hakerave, eksperti i kriminalistikës tregon kush fshihet pas Iranit

Hakerat iranianë/ Prokuroria shqiptare i kërkoi Rusisë mbylljen e kanalit në Telegram, asnjë përgjigje nga Moska

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In