• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rinjtë e Ballkanit nuk janë më të dhunshëm se të tjerët

by Java News
04/12/2017 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një studim të ri, Martin Killias, profesor i njohur zviceran i kriminologjisë, dhe hulumtuesja Anastasia Lukash janë marrë me sjellljet delinkuente të migrantëve, shkruna gazeta “SonntagsZeitung” në numrin e saj të sotëm. Dhe nga studimi i tyre ka rezultuar se të rinjtë nga Bosnja, nga Maqedonia, Kosova dhe nga Serbia nuk janë në vetvete më agresivë se moshatarët e tyre zviceranë. Me këtë, Killias e hedh poshtë tezën sipas të cilës tinejxherët nga Ballkani kanë sjellë këtu një kulturë dhune, transmeton albinfo.ch.

“Të rinjtë nga ish Jugosllavia, nuk e kanë dhunën në gjak, siç thuhet shpesh”, thotë Killias. Por është migracioni, pra kalimi nga një vend në tjetrinpër të jetuar, ai që ngarkon familjet,  duke i bërë kështu fëmijët dhe të rinjtë e kësaj kategorie me më shumë gjasa për të rrëshqitur në kriminalitet”.

Sipas kriminologut të njohur, kjo dëshmohet me faktin se fëmijët e migrantëve janë dukshëm më shumë të përfshirë në delikuencë dhe madje pavarësisht nga nacionaliteti ose prejardhja sociale apo familjare. Kjo, me fjalë tjera domethënë që: fëmija i një zdrukthtari nga Franca të ardhur në Zvicër është po aq i rrezikuar për të devijuar sa edhe fëmija i një mjeku nga Brazili. Madje edhe fëmijët që kanë nënën jo zvicerane e babanë zviceran janë më të privilegjuar se ata që babanë e kanë të huaj e nënën zvicerane.

“Të braktiset vendi bashkë me fëmijën dhe të rritet ai fëmijë në një vend të huaj, është një gjë e vështirë dhe shpesh herë një sfidë”, thotë Killias. Fëmijët që janë të lindur në Zvicër pas migrimit të prindërve të tyre, janë më pak delinkuentë se sa ata që kanë përjetuar vetë kalimin për të jetuar nga një shtet në tjetrin.

Kështu, profesori i të drejtës penale i përmbledh gjetjet e tij me këto fjalë: “Ne nuk kemi një “jugo-problem” (problemi me delinkuentët me prejadhje nga ish Jugosllavia) por kemi  problem të integrimit, transmeton albinfo.ch. Për të realizuar këtë studim, ekipi hulumtues ka anketuar 10 mijë të rinj në mes moshës 13 dhe 16 vjeçare, në Zvicër dhe në Ballkan.

Një përfundim të ngjashëm, thotë gazeta, e nxjerr edhe Ivica Petrusic, ekspert social dhe aktivist politik me rrënjë boshnjake.  Por ky i fundit, nga përvoja e vet personale. Petrusic ka ardhur në Zvicer nga Bosnja në vitin 1991, kur nuk ka ditur asnjë fjalë në gjuhën gjermane. Fati që mësuesit e tij e kishin identifikuar talentin e tij edhe pastaj e kishin ndihmur, ka bërë që të shpëtojë nga devijimi.

Ai thotë se “nëse fëmijët e migrantëve devijojnë ose jo, varet shumë nga ajo se si u uron atyre Zvicra mirëseardhje, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë se të huajve duhet t`u tregohet si frymon shoqëria e këtushme dhe se çfarë pritet nga ta si të huaj. Ndërsa kur nuk u sqarohet atyre se çfarë pret shoqëria nga ta, kjo është shkatërruese pasi që nxit ndjenjën se ata kurrë nuk e bëjnë të duhurën dhe kurrë nuk bëjnë mjaft.

Ndërsa Dirk Baier, drejtor i Instititit për parandalim të kriminalitetit në Shkollën e Lartë për Shkencat e Aplikuara (ZHAW) e thotë edhe më qartë këtë lidhje. “Frustrimi nga mungesa e perspektivave për integrim shndërrohet shpejt në agresion e dhunë”, thotë ai. Për këtë arsye Baier kërkon që të posaardhurit sa më shpejt të punësohen dhe të vendosen për banim jashtë qendrave të pritjes (pra në banesa private). “Kush është me vite i dënuar për të mos bëjë asgjë, një ditë do ta marrë fatin në duart e veta dhe do të provojë të marrë pjesën e tij të mirëqenies, dhe këtu nuk i zgjedh mjetet!”

a.ç

Next Post
105-vjetori i krijimit të FA, Meta: Kuvendi e Qeveria t’i trajtojnë me kujdes

105-vjetori i krijimit të FA, Meta: Kuvendi e Qeveria t'i trajtojnë me kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

September 8, 2026
Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

September 8, 2026
Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

September 8, 2026
Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

September 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Krumë, ja informacionet paraprake

September 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

September 8, 2026
El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

September 8, 2026
Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona -

Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona –

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com