• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

105-vjetori i krijimit të FA, Meta: Kuvendi e Qeveria t’i trajtojnë me kujdes

by Java News
04/12/2017 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta me rastin e 105-vjetorit të FA kërkon nga Kuvendi dhe qeveria që të trajtohen me kujdes të veçantë. Kreu i shtetit thotë se në këto çaste, një mirënjohje e posaçme u shkon ushtarakëve që po punojnë me përkushtim për t’u përballur me situatën e vështirë të përmbytjeve në vend.

Për Metën, angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucionet e tjera dhe autoritetet lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve të pronës private dhe publike.

Mesazhi i Metës për FA
Mesazh i Presidentit të Republikës Ilir Meta me rastin e 105-Vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të RSH!

Të nderuar ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, 105-Vjet më parë, vetëm pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, u krijuan Forcat tona të Armatosura. Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, si President i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam nderin e veçante që t’ju përcjell të gjithëve ju ndjenjat e konsideratës time më të lartë për përkushtimin dhe sakrificat tuaja në shërbim të atdheut dhe interesave tona kombëtare.

Një mirënjohje të veçantë kam për të gjithë familjarët e ushtarakëve tanë, sakrificat e tyre dhe forcën që ata gjejnë për të përballuar largësinë dhe mungesën e bijve, prindërve dhe bashkëshortëve të tyre. Në këtë përvjetor të shënuar historik ne kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare që nga Mehmet Pash Derralla deri në ditët e sotme.

Në mënyrë të veçantë përkulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Atdheut, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit tonë. 105-Vjetori i krijimit të Forcave tona të Armatosura na gjen sot anëtarë të NATO-s. Ndaj një falënderim e mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarakët shqiptarë që kontribuojnë aktualisht përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.

Në këto çaste, një mirënjohje e posaçme u shkon ushtarakëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me përkushtim për t’u përballur me situatën e vështirë të përmbytjeve në vend. Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucionet e tjera dhe autoritetet lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve të pronës private dhe publike.

105-Vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shtetit Shqiptar më jep mundësinë të konfirmoj edhe njëherë mbështetjen e palëkundur për zhvillimin dhe modernizimin e tyre. Ky moment historik më nxit, gjithashtu që të inkurajoj Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe gjithë aktoret e tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë.

Gëzuar 105-Vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë! Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën në emër të Atdheut! Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë, kudo ku ata shërbejnë në dobi të demokracisë, paqes, sigurisë dhe lirisë.

a.ç

Next Post
‘E qara e tij ishte gëzimi…’, urimi special i deputetit të PS për ditëlindjen e djalit

'E qara e tij ishte gëzimi...', urimi special i deputetit të PS për ditëlindjen e djalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In