• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rinjtë braktisin Shqipërinë, 80 % e azil-kërkuesve shqiptarë janë nën 35 vjeç

by Java News
18/10/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 23 mijë fëmijë e adoleshentë (nga zero deri në 17 vjeç) kanë kërkuar azil në Europë gjatë vitit të kaluar… Shqipëria ndodhet përballë një emergjence ku të rinjtë po largohen masivisht nga vendi, duke sinjalizuar një situatë alarmi në të ardhmen e afërt për forcën e punës, shtesën natyrore të popullsisë dhe të ardhurat për arkën e pensioneve.

Sipas Pew Research Center, që ka përpunuar të dhënat e Eurostat për emigracionin në vendet e BE me 2015, shihet një tendencë e lartë e të rinjve për të emigruar. Qendra kërkimore tregon se 80% e azilkërkuesve shqiptare ishin nën 35 vjeç. Sipas të dhënave 31 për qind e azilkërkuesve shqiptare më 2015 ishin femra të moshës 0-34 vjeç, ndërsa 49 % ishim meshkuj të kësaj grup moshe. Shifra tregojnë për një emigracion në masë të familjeve të reja.

Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-17 vjeç zinte 34% të totalit të azilkërkuesve. Në vlerë absolute rezulton se rreth 23 mijë fëmijë e adoleshentë (nga zero deri në 17 vjeç) kanë kërkuar azil në Europë gjatë vitit të kaluar.

Studimi tregon se nga vendet aziatike emigrojnë kryesisht meshkujt vetëm, ndërsa nga vendet në zhvillim të Europës ku përfshihet edhe Shqipëria emigrojnë përgjithësisht familjet. Të dhënat sugjerojnë se azilkërkuesit nga vende si Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria kanë tendencë për t’u zhvendosur si familje.

Përqindja e të miturve të pashoqëruar në mesin e të gjithë azilkërkuesve në Evropë arriti afërsisht 7% të të gjithë azilkërkuesve më 2015. Në projeksionet afatgjata të popullsisë shqiptare, INSTAT parashikonte sipas të gjithë skenarëve që emigracioni të ishte 100-300 mijë persona deri më 2030. Mirëpo ky fenomen u përkeqësua në vitin e fundit, duke kaluar edhe parashikimet më pesimiste.

Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në rreth 67 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë. Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 67 mijë.

Rritja e numrit të të ikurve në 2015-n pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri.  ma.me

tabela

Next Post
Konsensus për ‘Vetting’ jashtë parimeve të Euralius? Xhafaj: Do të ishte pazar

Xhafaj akuzon bankat: Keni krijuar skema korruptimi dhe monopoli në përmbarim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In