• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rinj nga Ballkani Perëndimor mblidhen në “Shtigje Rinore”

by Java News
20/06/2018 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi dyzet të rinj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin “Youth Trail – Shtigje Rinore”, i cili organizohet për të dytin vit radhazi nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryesia Italiane e Radhës e OSBE-së, Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO) dhe Bashkia e Tiranës. Gjatë katër ditëve, të rinjtë do të bashkëveprojnë, diskutojnë dhe veprojnë për çështje të demokracisë, paqes dhe sigurisë në rajon.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së “Shtigjeve Rinore”, që u zhvillua sot në mbrëmje në Tiranë, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, tha se suksesi i këtij aktiviteti në 2017-n ishte arsyeja se pse ai u organizua sërish. “Në këtë rajon ka ende shumë plagë, por pjesëmarrësit e Shtigjeve Rinore vitin e kaluar u larguan duke na thënë se kishin mësuar që kishte më shumë gjëra që i bashkonin se sa që i ndanin.

Duke folur për përvojën e tij, Borchardt tha: “Unë i përkas brezit të pasluftës në Gjermani dhe në fillim të viteve ’70 shkova në Francë. Kisha moshën tuaj dhe ende e mbaj mend pritjen e ngrohtë, më pak se 30 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, pra pas një konflikti të tmerrshëm e të stërzgjatur, me një numër të pamasë viktimash dhe mizorish. Kjo më bindi se pse është kaq e rëndësishme që të rinjtë nga vende të ndryshme, me përvoja të ndryshme, të takohen. Dhe ne duam ta bëjmë të mundur këtë”. 

Ambasadori italian, Alberto Cutillo, tha se Italia e mbështet këtë nismë, duke qenë e bindur plotësisht për rolin kyç që të rinjtë mund të luajnë, përmes angazhimit personal dhe bashkëpunimit, në ruajtjen e paqes, sigurisë, qeverisjes së mirë dhe demokracisë. “Kjo është akoma më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, ku, pas ngjarjeve dramatike të së shkuarës, është thelbësore që të ndërtohet një brez i ri i përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit. Dhe hapi i parë është njohja, dialogu, pra, mirëkuptimi,” tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s, Djuro Blanusa, tha: “RYCO beson se të rinjtë e pajisur me parimet e mirëkuptimit, bashkëjetesës, tolerancës dhe respektimit të të drejtave të njeriut janë duke ngritur një të ardhme më të sigurtë për rajonin tonë. Gjithashtu, ne besojmë se të rinjtë duhet të jenë kontribuues aktivë në zhvillimin demokratik, socialo-ekonomik dhe në procesin e integrimit evropian, si pjesë e një rajoni i cili është gjithmonë e më i hapur drejt tyre”.

E pranishme në ceremoninë e hapjes së “Shtigjeve Rinore”, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Dralo, foli për rëndësinë e një dialogu të hapur në rajon, jo vetëm mes qeverive, por edhe mes shoqërive dhe brezave.

Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit në Shtigje Rinore do të përfshihen në një sërë aktivitetesh dhe seminaresh për tema nga pjesëmarrja demokratike, barazia gjinore dhe anti-korrupsioni te përballja me të kaluarën, bashkëpunimi rajonal dhe trashëgimia kulturore.

ma.me

Next Post
Diego Kosta s’ndalet, spanjollët në avantazh, iranianëve VAR u ‘mohon’ golin

Diego Kosta s'ndalet, spanjollët në avantazh, iranianëve VAR u 'mohon' golin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In