• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të rëndohet Kodi Penal”/ Deputeti socialist: Duhet t’i shporrim nga administrata ata që vjedhin dhe t’i bëjmë publik emrat

by Java News
13/06/2022 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS Petro Koçi komentoi zhvillimet brenda selisë rozë pas ceremonisë së 31-vjetorit të PS-së. Ai e konsideroi si normale dhe sjellje të civilizuar politike praninë e disa eksponentëve të LSI-së në ceremoni.

Koçi e konsideroi si përgjegjësi personale faktin që disa figura lokale të socialistëve kanë përfunduar para drejtësisë.

“Mendoj që ishte ceremoni dinjitoze. Bashkohem me atë që nuk është jubile i plotë. Mendoj që ishte ceremoni e zakonshme, nuk ishte marrë përsipër të jepej ndonjë mesazh. Përgjithësisht kanë ardhur në festa të tilla, dikur ka ardhur edhe PD, z.Shehu ka qenë, z.Kosova ka qenë. Është një sjellje e civilizuar politike.

Mos harrojmë që pjesa kryesore e LSI vjen nga PS. Si teknologji e administrimit të partisë, mbetet partia më moderne dhe njëkohësisht tradicionale.

Lidhur me faktin që ka pasur disa figura lokale në ndonjë rast edhe qendrore, që kanë përfunduar në bankën e drejtësisë, përgjegjësia është personale. Mendoj që në vitet 90’ kemi pasur një shoqëri ndryshe nga sot, ka më shumë pragmatizëm, më shumë infeksion.

Partitë politike janë detyruar të veprojnë në këtë lloj terreni. Ka qenë më e lehtë për ne, se sa sot që është më e komplikuar. Ndryshe nga PD, PS është një parti e vuajtur. Ka vuajtur për t’u formësuar, për të ecur. PD sa u formua fitoi pushtetin pa qenë parti e mirëfilltë. PD s’ka qenë asnjëherë parti e mirëfilltë, ka qenë një frymë, lëvizje”, tha ai.

Deputeti i PS-së tha se ata që kanë keqadministruar apo janë përfshirë në raste korrupsioni duhet të shporren nga zyrat e shtetit.

Ndër të tjera Koçi hodhi idenë që lista e abuzuesve në detyrë duhet të bëhet publike dhe të ashpërsohet kodi penal.

“Në rastin e Fierit, të hipotekës, shoh që është ndryshuar drejtuesi. Prandaj kam këmbëngulur që përtej ndryshimit të një drejtori, të shohim më thellë. Sikur fillin e një ankimimi të shohësh, e gjen ku çalon puna.

Dikush që ka keqadministruar duhet të shporret nga zyrat e shtetit. Raste të tilla duhen kapur dhe duhen bërë publike.

Është rasti për të bërë një listë me abuzuesit në detyrë, që mos kenë më shans të rikthehen në zyrat e shtetit. Edhe kodi penal duhet rënduar”, tha deputeti socialist.

Koçi vuri në dukje se sot është e vështirë që PS të konsiderohet një parti-shtet:

“Ne jemi djegur nga qulli dhe i fryjmë kosit sa i takon partisë-shtet. Mund të bëhet diçka më mirë për të strukturuar disa komitete apo komisione. Nuk është gjë që qëndron, është e vështirë t’i thuash sot PS-së, parti-shtet””, u shpreh ai.

I pyetur a ka persona të fortë pas Ramës në PS, Koçi tha:

“Pse duhet të ketë persona të fortë?! Ky lloj presioni që akuzohet si parti-shtet, ka bërë që të lëshohet në disa parametra”.

Sa i takon daljes në shitje të numrave të 3 milionë shqiptarëve, deputeti socialist beson se përgjegjës duhet të jenë individë të veçantë:

“Është detyra e Prokurorisë të zbulojë fajtorin. Unë besoj që për këto figura krimi duhet të kemi një kod penal edhe më të ashpër. Unë mendoj që duhet të jenë individë përgjegjës. Nuk e di nëse janë brenda institucioneve apo nga jashtë”./m.j

Next Post
Konferenca “Anti-Korrupsion”/ Tabaku: Ironike nga mbreti i sajesave, ka të arrestuar ish ministra dhe ish deputetë për këtë vepër penale

Konferenca "Anti-Korrupsion"/ Tabaku: Ironike nga mbreti i sajesave, ka të arrestuar ish ministra dhe ish deputetë për këtë vepër penale

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Qe te shporren ata,duhet ju te ikni ju para atyre,boll me mashtrime e pislliqe,o ndytsirat e njerzimit.edvini me ministreshat e tije rrekord ne vjedhje e plackitje,drejtesia ka vdekur ne vendin tone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

January 20, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Presidenti ukrainas merr ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Zelensky: S’mund të qëndroj krah Putinit

January 20, 2026
Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

January 20, 2026
Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

January 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Ftesa e Trump për Ramën/ Leka: Shqipëria vend lakmues në sferën globale. Asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’

January 20, 2026
Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

January 20, 2026
Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

January 20, 2026
“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

January 20, 2026
“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

January 20, 2026
105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In