• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të pushosh në brigjet e Orikumit është të pushosh pranë një historie

by
18/07/2015 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orikumi  nuk është vetëm një qytet turistik bregdetar, i cili në periudhën e verës është zona e frekuentuar në vijën bregdetare të Vlorës, por është dhe një qytetërim i lashtë Ilir. Pranë qytetit të sotëm, shtrihet qyteti antik i Orikut themeluar nga Eubeait në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokaster. Përmendet nga autorët antik të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Çezarit dhe Pompeut.

Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r në shekullin e lll p.e.r,  preu monedha me emrin e bashkësive qytetare.Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë por u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl.Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”. Në shekullin e Vll, pranë tij u ndertua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.

Në përgjithësi, manastiret ortodokse në Shqipërinë Jug-Perëndimore ,mbajnë emrin Mari, nënës së Jezusit. Ky oriku1emër ndeshet tek manastiret e Ardenicës, Apolonisë, Manastiri në  rrënojat e Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj. Ndërkohë që në traditën kristiane, Maria është mbrojtësja e bujqësisë, e cila ushtrohej pikërisht në këtë fushë ngjitur me të cilët u ndërtua dikur edhe ky manastir në Orikum. Kështu një turist apo pushues në brigjet e Orikumit, nuk ka vetëm detin që mund ta shfrytëzojë, por ka dhe peizazhin natyror  dhe shumë vende historike që mund të vizitohen lehtësisht. /ATA

Next Post

Ministri Bushati zhvillon vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com