• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri Bushati zhvillon vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë

by
18/07/2015 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më datë 17 korrik 2015, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë, ku pati takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Børge Brende.

Gjatë takimit, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen që Norvegjia ka dhënë ndër vite, përmes financimit të projekteve zhvillimore në vendin tonë si dhe e prezantoi kolegun e tij me reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria shqiptare, me qëllim forcimin e shtetit ekonomik ligjor për të mundësuar rritjen e investimeve, përfshirë ato norvegjeze.

Të dy ministrat shprehën bindjen se partneriteti i krijuar midis dy vendeve do të thellohet më tej, veçanërisht në fushën e energjisë hidrike, ku janë planifikuar tashmë investime konkrete dhe afatgjata.

Nga ana e tij, Ministri Brende vlerësoi rolin aktiv të Shqipërisë në rajon dhe inkurajoi vijimin e përpjekjeve në funksion të forcimit të paqes, ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike si elementë përbërës të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës në Norvegji, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim pune me ekipin drejtues të kompanisë Statkraft, tashmë e pranishme në Shqipëri që prej vitit 2007. Përfaqësuesit e kompanisë Statkraft vlerësuan mbështetjen e qeverisë shqiptare për zhvillimin e investimeve në vendin tonë dhe shprehën optimizmin për shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese dhe pozicionimin e Shqipërisë si një vend me rol specifik rajonal në sektorin e energjisë.

Next Post

Vapa në Itali/ Gazetares i bie të fikët në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com